Hollande nxit bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër evazionit fiskal

April 6, 2016 17:19

Hollande nxit bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër evazionit fiskal

Presidenti francez, François Hollande u shpreh për një forcim në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër evazionit fiskal, dukë marrë shkas nga çështja “Panama Papers”, bëri sot të ditur zëdhënësi i qeverisë, Stéphane Le Foll.

“Në takimet e G20-ës ose në kuadër të OECD-së, Franca do të mbështesë idenë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar”, deklaroi gjatë takimit të përjavshëm të këshillit të ministrave, presidenti francez, duke vënë theksin që kjo çështje të trajtohet nesër gjatë Këshillit të ministrave franko-gjermanë në Metz.

Sipas Hollande, publikimet e “Panama Papers”, përforcojnë nismën e ndërmarrë nga Franca prej katër vjetësh në luftën kundër mashtrimit, përfitimit tatimor, pastrimit të parave dhe parajsave fiskale”, vijoi Le Foll.

Franca vendosi një ditë më parë të rendisë shtetin latino-amerikan në listën e parajsave fiskale, duke i kërkuar OECD-së, grupit të vendeve të përparuara që drejton luftën kundër përfitimit fiskal në nivel global për të ndjekur shembullin e saj

April 6, 2016 17:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim