François Hollande paralajmëron krizën e identitetit që jeton Franca

January 7, 2015 00:00

François  Hollande paralajmëron krizën e identitetit që jeton Franca

François Hollande e ka nisur vitin me një shpirt më luftarak se zakonisht, të cilin shtypi francez e ka përshkruar si “strategji të re komunikimi”. Në një intervistë me “France Inter”, ai mbrojti reformat që Parisi do të nisë në muajt e ardhshëm dhe paralajmëroi për “një krizë serioze identiteti” në vend. Socialist zotohet për një Francë “më të fortë ekonomikisht dhe moralisht” për të parandaluar triumfin “e forcave të regresit dhe ndarjes”, duke i’u referuar rritjes së Frontit Nacional në Francë. “Nuk duhet të kemi komplekse. Kur fillon të dyshosh për veten nuk mund të fitosh”, tha ai.

Vërejtjet e tij erdhën pas polemikave që ka ngjallur libri i ri i Michel Houellebecq, ku paraqet një Francë të sunduar nga islamikët. Mediat franceze besojnë se tregimi i shkrimtarit i jep krahë Frontin Nacional. Presidentja e partisë, Marine Le Pen, deklaroi dje se hipoteza që paraqet Houellebecq “nuk është fare fantazi”. “Gjëja interesante është se fiction-i mund të jetë realitet, veçanërisht mënyra me të cilën ai përshkruan sjelljen e UMP-së dhe Partisë Socialiste”, tha ajo. E majta franceze, e ndarë mes atyre që mbështesin reformat e Hollandesë dhe atyre që besojnë që janë shumë liberale, i trembet faktit se frika do të përhapet dhe Fronti do të thithë votuesit e tyre të zhgënjyer. Hollande bëri thirrje për unitet të së majtës për të kapërcyer këtë frakturë të brendshme dhe mbrojti “idetë republikane”, për të arritur që Franca të dalë nga kjo rrugë dhe të mundë rënien ekonomike.

Dështimi i luftës kundër papunësisë

Hollande mbrojti reformat e kryera deri tani, edhe pse pranoi dështimin në luftën kundër papunësisë, që arriti 10,4%. Arma që ka Parisi për të hapur vende pune dhe të stimulojë aktivitetin është e ashtuquajtura Ligji Macron. Projekti për të liberalizuar ekonominë franceze është kritikuar rëndë nga socialistët e krahut të majtë, që kërcënuan se do të votojnë kundër kur kjo të kalojë në Kuvend më 22 janar.

Hollande mbrojti reformën si një mënyrë për të rritur më shumë se 1% e parashikuar më 2015 dhe 2016 dhe për të krijuar vende pune. Francezi, i cili të dielën do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se grekët kanë të drejtë të zgjedhin atë që ata duan t’i qeverisë. Angela Merkel beson se Athina mund të largohet nga zona euro nëse partia SYRIZA, që është kundër politikave të saj shtrënguese, fiton zgjedhjet në janar. Hollande tha se vendet si Spanja dhe Greqia kanë paguar “një haraç të lartë” për të vazhduar në zonën e euros, gjë që ka rezultuar në rritjen e forcave të majta “ndonjëherë radikale”.

January 7, 2015 00:00
Komento

1 Koment

  1. Arben January 7, 13:03

    Ja ke fut kot plako

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim