Homazh dëshmorëve të Pavarësisë në Kurbin

December 5, 2017 11:32

Homazh dëshmorëve të Pavarësisë në Kurbin

Bektash Zeneli

Këto radhë kushtuar pesë burrave Dëshmorë të Atdheut, ndër të parët therorë të Shqipërisë së Pavarur, bij të Malësisë së Kurbinit, katër nga të cilët ishin nga Vinjolli e një nga Shkreta, po i nisim me një fakt mjaft domethënës: për çdo vit, për çdo mes Dhjetori, banorë të mbarë zonës, familjarë të Dëshmorëve, nxënës e mësues të shkollës që mban emrin e tyre “5 Dëshmorët e Rilindjes” vendosin kurora me lule tek lapidari, aty ku përjetësohen dëshmorët e lavdishëm.

Është interesant fakti se çdo njëri prej tyre, banorëve të fshatit, mësuesve, nxënësve, prej vegjëlisë, prej të gjithëve këtu pra, secili ka një pjesëtar të fisit të vet Dëshmor.

Ja  pra gjaku i tyre gëlon një botë të tërë me lule e këngë… Atje në këmbë të malit kryelartë të Skënderbeut, në Vinjollë të Kurbinit, ndodhet lapidari i bardhë, majë një kodre, i cili ngjan me kulmin e një kreshte shkëmbore mbuluar me borë. Në ballë, një pllakë e mermertë. Në të gdhenden emrat e tyre: Shyt Aliu, Hysen Bajrami, Nezir Saliu, Zenel Lika, Hasan Neziri. Janë këta emrat e pesë viganëve të Kurbinit, të cilët u flijuan në emër të lirisë për të mbetur përjetësisht të gjallë.

Ideali ishte vetëm një: Atdheu i lirë. Vitet, dekadat, shekujt, vijojnë udhën e tyre e ata, të përjetshmit Dëshmorë të Lirisë, qëndrojnë përherë ngulur në kujtesën e Kombit.

Akti i rënies së pesë Dëshmorëve të Kurbinit daton në mes Dhjetorin e vitit 1912, vetëm dy javë nga akti mbarëkombëtar i ngritjes së Flamurit në Vlorë nga patrioti Ismail Qemali dhe Shpalljes së Pavarësisë, Shtet i Lirë dhe i Pavarur, ngjarje që gëzoi pa masë mbarë shqiptarët. E, këtu, s’bën përjashtim as krahina e Kurbinit, kryengritja e armatosur e së cilës shërben si shkëndijë vendosmërie e mesazh i qartë që shqiptarët nuk e durojnë kurrë zgjedhën e huaj, se mbi shumëçka duan lirinë. Burra të tillë me zë si Gjin Pjetri i Kurbinit, i cili përkrah Dom Nikollë Kaçorrit e patriotëve të tjerë, u ndodh përkrah Ismail Qemalit duke dhënë kontribute reale në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Por, pas Shpalljes së Pavarësisë, Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit, qysh në ditët e para, u gjend përballë vështirësive të reja. Nga njëra anë, pushtimi i disa krahinave të Shqipërisë Veriore e Verilindore dhe asaj të Mesme nga forcat serbe, nga ana tjetër nga presionet e vazhdueshme që bënte qeveria greke në krahinat e Shqipërisë së Poshtme, Jugut të vendit. Pushtuesit serbë do të arrinin gjer në Krujë e Kurbin. Komanda e tyre vendosur në Durrës, Tiranë por edhe në Krujë, nuk donte t’ia dinte as thirrjes së Ismail Qemalit, as dëshirës e vullnetit të popullit që dëshironte të jetonte i lirë dhe i pavarur në vendin e tij dhe të drejtohej nga Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës. Nga ana e tyre, serbët digjnin, plaçkitnin dhe ekzekutonin cilindo që guxonte të mbronte pavarësinë.

Akte të këtij terrori të pashembullt, serbët kryen edhe në Vinjollë të Kurbinit, shoqëruar me vrasjen e Begë Lamës, një luftëtari të dëgjuar të kësaj krahine. Pati edhe disa reprezalje të tjera si: ndalim qarkullimi, bllokimi i ujit të pijshëm, vendosja e patrullave në vendet kryesore duke e revoltuar së tepërmi popullsinë e këtyre zonave që me forma të ndryshme filloi luftën, rezistencën kundër tyre. Me luftën e popullit të zonës së Mamurrasit e të tokave të tjerë të pushtuara prej serbëve, u bashkua edhe Malësia e Kurbinit, Vinjolli kryesisht, që nën komandën e Ali Lames dërgoi një çetë luftëtarësh me qëllim goditjen e forcave serbe. Çeta e Vinjollit, godet rëndë forcat pushtuese tek Ura e Drojës dhe Zhejë duke lënë shumë të vrarë e të plagosur.

Të tërbuar nga kjo humbje, serbët, me forca të shumta në numër e materiale luftarake, ia arritën të futen në fshatin Vinjollë e në pamundësi të hakmerren me vrasje, djegin shtëpinë e Ali Lamës, i cili udhëhiqte çetën e Vinjollit. Pas aktit terrorist të serbëve, vinjollasit e bashkuar, u zunë pritë serbëve tek vendi i quajtur ‘Ara me gurë” ku sot ndodhet lagjja Livadhe. Nën zjarrin e armëve të vinjollasve serbët pësuan disfatë të plotë ku mbetën të vrarë e plagosur mbi 60 serbë, ushtarë e oficerë.

Në këtë betejë ballas me armikun pushtues shkëlqen trimëria e Hasan Likës, Ram Tares, Zenel Likës, Osman Sinanit, Hasan Keqit, Lam Kurtit etj. Para disa vitesh, në të gjallë të tij, Lamë Kurti na ka lënë këtë dëshmi: “Pasi në fshatin tonë mbërriti lajmi se forcat serbe ishin drejtuar që të hynin në Vinjollë, të gjithë burrat e zonës, me ato armë që kishin i zënë pritë robërve tek ‘Ara me gurë”. Ishte një natë e ftohtë, akull. Prisnim nga çasti në çast ardhjen e serbëve dhe kjo gjë nuk vonoi. Në të perënduar të diellit, filloi lufta e përgjakshme ku serbët u mundën keqas. Nga ana jonë patem vetëm një të plagosur. Me sytë e mi kam parë e numëruar 53 serbë të vrarë…”

Ajo që pësuan serbët në Vinjollë, alarmoji komandën e tyre, e cila ishte e vendosur në Krujë e që s’vonoi të dërgoj forca të tjera të armatosura edhe me topa e që rrahën për dy ditë rresht Malin e Skënderbeut mbi Vinjollë, atje ku ishte strehuar popullsia e zonës. Përballë kësaj fuqie ushtarake, të planeve të saj zaptuese, vinjollasit u detyruan të përdornin një taktikë tjetër.

Ata boshatisën fshatin dhe me armë në dorë, zotëruan malet përreth. Forcat serbe plaçkitën e dogjën përsëri. Por planet e tyre përsëri s’mundën t’i realizonin. Mungesa e zotësisë së tyre për të nënshtruar popullatën, ia la vendin pabesisë dhe mashtrimit.

Të ndihmuar nga elementë të shitur, serbët arritën që të futnin në dorë disa nga burrat më të njohur të zonës, të cilët ishin: Shyt Aliu, Hysen Bajrami, Nezir Saliu, Hasan Neziri e Zenel Lika, gjoja për të vendosur armëpushim, për të shmangur gjuajtjet me armë. Me egërsinë prej bishe e pabesisht, i maskruan këta pesë trima, në rrugën e quajtur “Kërtalle” mu në pikën e lidhjes së dy fshatrave Vinjolle-Mafsheq. Hasan Neziri, para se të nisej nga shtëpia e tij, la atje kutinë e duhanit bashkë me cigarishten, sahatin e xhepit, shenja këto që tregonin se ai e parashikonte pabesinë serbe.

Shyt Aliu, para se të nisej në atë takim fatkeq, i porosit të bijtë e tij, qe të luftonin deri në fund për lirinë e Shqipërisë.

Nuk mund të lëmë këtu pa përmendur një cilësi të lartë të njërit prej pesë dëshmorëve, Zenel Likës. Ndonëse rrethanat i kishin krijuar kushte për të shpëtuar nga masakrimi, ai nuk kishte pranuar duke thënë: “Po shokët ku ti la? Bashkë erdhëm, bashkë le të vdesim, të prerë në besë, por, me kryet lart, me ballë e gjoks nga armiku i pabesë”.

Me këtë akt mizor, te mbuluar me turp, pa arritur te realizojnë qëllimet e tyre, forcat serbe morën rrugën e kthimit drejt Krujës duke marrë me vete turpin e pabesinë, e lënë në këtë zonë të Kurbinit lavdinë e pamposhtur të bijve të vet, që ashtu të masakruar, mbeten për jetë të jetëve të pavdekshëm, përherë viganë, si edhe në këtë 105 vjetor të rënies së tyre. Nënkryetari i Qeverisë së Vlorës, patrioti Dom Nikoll Kaçorri, do të deklaronte: “Falë të madhit Zot dhe përpjekjeve të patrioteve Shqiptarë, vetë Qeverisë, u bë e mundur shporrja e një pushtuesi të egër dhe gjakatar…”.

December 5, 2017 11:32
Komento

1 Koment

  1. Guri Naimit D(Dh.Xh.) December 5, 16:41

    Binjaket rilindas: Si Kurbinasit “Dangellia Naimjane”
    Kapedan Jano Petro Xhoga-Zavalani.

    Faleminderit i nderuari koleg Bektash Zeneli,qe me penen tuaj na sjell e na ben te perjetojme ate periudhe Historike te popullit tone;Ditet e para te shpallies e Pavaresise Kombetare ate 28 Nendor 1912-te.
    Ketu tej Oqeanit ne Toronto te Kanadase e hapa leximin e gazetes “DITA”,sot me Ju dhe mendia me pershkruante te njejten situate ne Dangelline Naimjane, Kurbini, me pushtuesin Serb,Dangellia si mbare Jugu me ate Grek.Nje histori e dhimbeshme si ajo e pese te reneve te Kurbinit,ka ndodhur tej”Ura e Dashit” mes Dangelli -Shqerise,mes forcave Greke dhe cetave te Papa Stath Melanit e Jono P.Xhoges.
    Ishte Nendori vitit 1913te.
    Ja c’na ka lene trashegim,pjemarresi me i ri ne ate cete.Vaso Vangel Dama nga Micani Dangellise, krah Kapedan Janos me ne krah Zv e tij Mit Koblara:
    “Luftetari Shekullit” Vaso Dama -tregon:
    ( Mican-Gusht 1992)
    -Une more bir, jam qe ne kohen e atyre tre te mbedhenjve te Dangellise,ti e di, Abduli, Samiu dhe Naimi qe mbanin mbiermrin e fshatit tyre te lindies.
    Babai im Vangjeli,qe kur kam qene 12-13 vjecar me lidhi me Kapedan Jano Xhoga nga Zavalani,me te cilin kishte miqesi ne Mican,tek ne e kishte bazen Ceta e tij.sa ne Koblare,nga kishte dhe zv, e tij Mit Koblara apo ne Vercisht,si kudo ku shkonte nw Dangelli-Shqeri deri ne luginen e Langarices e Vjoses siperme.Ne ato vite,baba Vangjeli punonte tek Frashellinjte si bari e pune te tjera shtepie,ku u edukua me ndjenja atdhetarie.Teqeja e Frasherit u be shkolla e pare per ta.
    Janua,mysafiri perhershem ne shtepine tone,me ka folur i pari per vendin tone,per ate kohe qe ne ishim nen Turqine Osmane,(pas kohes lavishme te Gjergj Kastriotit -Skendebe) e me mori ne ceten e tij qe ne !911-te.e me beri luftetar qe ju me njihni deri me sot,pas gati 100 vitesh.
    Janua kishte miq kudo; ne Dangelli,Shqeri, ,Cerrie, Rreze se Permetit,deri ne Skrapar e Kolonje.Une me femijte e Janos,bere miq familiarisht pas renies se tij si bien trimat krye cetes qe komandonte.Ti e di se e ke gjysh ate e,Dajo mua,(bere pas asj qe ndodhi; vrasie e Janos qe ne e mbajtem miqesine,dhene motren Athina,Mihalit,babait tuaj,djalit te pare,jetim te Janos.
    Janua, jo se eshte i yni,po ka qene i madh;trim, i ndershem e mbi te gjitha memedhetar. Si te thashe me lart, ne rinine e tij, ka punuar si bari te frashellinjte,deri sa mori pushken e u rrjeshtua me luftetaret e lirise,per Pamvaresine e vendit.(bisede kjo ne ballkonin e shtepise tij si tribune,mes pllajes “Malit Micanit”,nga dukej lugina e Osumit te siperm deri Gramozi,pas Frasherit Zavalani -Qinam-Radovickes.Janua ishte pathuaj bashkekohes me Tre “Vellezerit Frasheri”: Abdul,Sani Naim dhe shume luftetare te asaj kohe.
    Pa shkolle mor bir ishte Janua po qe PROFET.Si te a them me ate timen; Ai qeYll.Vetem dreite leshonte, kishte lindur per te bere mire..
    …Nga babai,Xhoxhi,kishte ca bageti e fare pake toke,ndaj upajtua te frashellinjte; nje fat i madh per te.
    Nga ata,ai u lidh shpejt me njerezit me te mire te krahines e me gjere,qe te luftonnin per Pavarsine e vendit.Turkut dukej sheshit qe po i vinte fundi.
    Ju te rinjte,kenimesuar per bemat e Frashellinjte e Janua, ishte mbeshtetia per ta.Pushka e tij ka qene gjithmone e ngrehur kunder te ligjve , atyre qe donin te keqen e vendit.Ai jo vetem Turkun Qe kishte 500 vjet qe na roberonte,por dhe synimit te fqinjeve,sidomos Grekut i kunderpergjigjej sulmeve te tyre. I di ti, theniet e atyre per VORIO-EPIRIN..Ndaj kunder tyre bashkepunonte me cetat e lirise me arme ne dore me me shume se 30 vjet te jets tij,deri sa Ra ne fushen e betejes si bien trimat,ne ate beteje te pabarabarte .Ishte beteja e fundit e tij ate tek “Ura e Dashit” ne Lengarice,po shoket si lane armet…
    Janua e te tjere te asaj kohe,-vazhdonte 90 vjecri si te ishte ne moshen e tij te lavdise.(une e regjistroje ne kasetofon).Pa shkolle kane qene e te pakte kane qene me shkolle qe te paraqisnin bemat e tyre atdhetare, me te shkruar.kete e bene Frashellinjte e patriotet e tjere Rilindes ndaj une nuk rri dot pa folur per Ta….
    Po ke folur per “Frshellinjte vellezer”, Ke folur per Shqiperine.(Shprehie qe e ka vjersheruar Ai,ne mbremjen solemne ne pallatin e Brigatave, ne nderim te sjelljes se eshterave te Birit te Dangellise te Madhit Abdyl Frasheri ne atdhe.(“Gazeta Zeri Popullit” )do ta theksonte kete e ,pas nje frymemarie te thelle,nga ndihej i kenaqur per sa fliste,i kerkoi Arianit,djalit tim 12 vjecar,ardhur nga Tirana posacerisht te njihte kete HERO.qe e degjonte me mire se mesuesin e letersise te shkolles “Cajupi” ne Tirane.Piu ate gote uji te fresket,sa sjelle nga cezma tej rrapeve mbesa Lili.
    U lodhe dajo Vaso -i them e bej te flas me nipat e mbesat qe na rrethojne.si ne nje ore mesimi ndiqnin kete bisede teper te ralle.
    -Jo mor bir -me thte-e-! Te flasesh per Frashellinte me kapedan Janon nuk lodhesh kurre..Po me degjo c’dua te them vecas per keta dhe do pushoj:
    -Ata ja ken BERE FERK gjithmone per shqiperine. Ja -thone disa se Naimi, bente e kendonte vjersha nga larg,nga Stambolli. Jo! Jo bir dhe Jo me te madhe.Ai si te gjithe Rilindasit,vec trupin kishte ne Stamboll,po ZEMREN dhe MENDIEN e ka patur ketu, ne Frasher, ne majen e Kokojkes e Galikut, ne Bredhin e Otoves, kesaj bukurie te natyres tere shqiptare.Keto kujtime e malli per atdheun shqiperine te roberuar e plotdhimbie,e bane Naimin- “BILBILI SHQIPERISE”…
    Teksa mer fryme thelle,e psherretin,se ka humbur shikimin,do shtonte- “Luftetar i shekullit:
    E di une,ti do me shume te flase per Janon Gjysh, e te tjere Zavalanllin krah Tij;Mendu,Izet ,Fehmi Zavalanit, po, Po po fole per FRASHELLINJTE RILINDAS ke folur per te gjithe: per Janon,Papa stat h melanin deri per Fan NOLIN,Baba Alushin e tj. Ju lashw;- Beni ato muabetet tuaja me te rinjte e mua ketu me keni.
    Vijon..:
    Mare nga libri: “Kuvendim me TRIMAT dhe ENGJEJT e Zavalanit” Dh Xhoha.Botim maj 2017,

    Toronto 05-12-2017 Guri Naimit D(Dh Xhoga).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*