Homazh partizanit Pandi Kocaqi

February 1, 2018 10:02

Homazh partizanit Pandi Kocaqi

Nga Sevo Tarifa

(Histori e jetuar)

     E shikoja herë-herë që vinte në klubin e veteranëve të Luftës. I pëlqente mes shokësh. Ishte mësuar me bashkëluftëtarë. E pashë që ecte me vështirësi. Hapat i hidhte ngadalë. Kishte të drejtë. I mungonin të dyja këmbët. Në vend të tyre kishte dy “këmbë” proteza! Pata dëgjuar për këtë ish partizan invalid pa të dyja këmbët, por nuk më ishte dhënë rasti ta takoja. Dhe ja tani ky çast erdhi. I shkova tek tavolina ku ishte ulur.  Sa shumë u preka kur nisëm të bisedonim! E shikoja në bebe të syrit.  Kalonin aty veteranë dhe e përshëndetnin gjithë respekt. Më mbeti në mendje ky veteran dhe invalid, që doli partizan me këmbë dhe u kthye pa të dyja këmbët!

Ato pak fjalë që dëgjova prej tij sollën tek unë kënaqësi të veçantë. Por doja ta takoja përsëri e të mësoja për jetën dhe luftën e tij. Këtë dëshirë kishin edhe shokë të tjerë. Dhe ja, një ditë, shokë të Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, me Piro Dodbibën në krye, i shkuam për një vizitë nderimi në shtëpi. Luftëtari trim e familja e tij e fisme qëndronin më këmbë tek dera dhe po prisnin shokë e miq luftëtarë. Në fytyrën e tyre pamë buzëqeshje, gëzim, krenari, bujari, por dhe emocione. Jo më pak të ngazëlluar e të emocionuar ishim edhe ne. U shtruam në bisedë. Kryefjala ishte invalidi i luftës, pa këmbë.

Sytë na shkonin sa në fytyrën e tij të ëmbël dhe në sytë e ndritur, aq dhe tek “këmbët” që i mungonin. Por ai dukej sikur “këmbët i kishte”. Veten nuk e jepte. Moralin e kishte të lartë. Kush nuk e dinte se ishte pa këmbë, nuk i shkonte mendja se në vend të tyre ai ka proteza. Ndërsa për ne që e dinim se këmbët i la në luftë, e kuptonim se ato proteza janë nën pantallona. Invalidi mbështetej në to dhe ecte, i hidhte hapat me ndihmën e tyre, ekuilibrin fizik e kishte. Për vite të tëra ecte me proteza.

Eh, ato këmbë të një partizani, që ishin lodhur duke vrapuar e lojtur shesheve e rrugëve të fëmijërisë së tij! Ato këmbë që kishin bredhur kodrave e monopateve, që ishin ngjitur maleve me blerim mbuluar. Ato këmbë që dikur mbanin peshën e trupit të një pionieri, sot mbajnë peshën e një burri të moshuar,- kurse tash, pas disa dekadash nuk janë më! Në vend të tyre janë dy proteza. Por s’ka problem. Edhe pse fizikisht s’është ai që ka qenë, politikisht e shpirtërisht është po ai: me zemër atdhetar, me mendje të zjarrtë, me urtësi të rrallë, me ndershmëri partizani, me sy të mprehtë, me duar të fuqishme, që kanë shkrepur pushkën e luftëtarit të lirisë! Dhe ja ku e takojmë sot…

Në bisedë modeste flet një njeri modest. I thjeshti Pandi nuk e ka zakon “t’i bjerë gjoksit:”, të mburret, të flasë për vete, por tani tregon në përgjigje të pyetjeve që i bëhen për jetën e tij,  për plagët e tij, për ngjarjen si iu prenë këmbët. Dhe ngrihet më këmbë. Trupdrejtë. I buzëqeshur. Qëndron mbi proteza. I themi të flasë ulur. Dhe veshët i mbajmë tek fjala e tij… Ai fol e ne dëgjo. Neve pyet e ai shpjego. Me siguri atij i hidhej zemra si zog nga gëzimi që i kanë shkuar në familje shokë bashkëluftëtarë, por edhe këtyre, në takim me një luftëtar-atdhetar trim, emocionet u rrokullisen valë-valë… Në sytë e Piro Dodbibës pashë lot…

Ato dy orë fluturuan shpejt. Ikën pa u kuptuar. Kënaqësi e madhe të bashkëbisedosh me një shok, që u nis në luftë për çlirimin e Atdheut me dy këmbë dhe u kthye pa këmbë! Shkoi me “kokë në torbë”, i gatshëm të japë dhe jetën me parullën “Vdekje fashizmit-Liri popullit”, vrau armiq, por nuk u vra se ishte jetëgjatë. Dhe “jetëgjati, s’bëhet jetëshkurtër”. Mbresa të pashlyeshme nga ky takim i përzemërt, shoqëror.

***

Është nga Dishnica e Korçës. Mbaroi filloren në fshatlindje. Dëshira për më lart nuk i mungonte, por vogëlushin e zunë hallet familjare. Djalosh 13 vjeçar do të ndihmonte familjen.”Burrë i vogël”. Iu fut punës me duar të njoma. Donte ndonjë zanat. Shkoi në qytet. U bë çirak për këpucar. Me një çekiç të vogël në dorë, fillimisht drejtonte gozhdë të shtrembëra.  Ishte pionier me shpirt punëtori. Në punë e sipër u hap. U njoh me atdhetarë, me komunistë. Filloi të hedhë hapa politikë e patriotikë.

Më 1942, pranohet në Riinë Komuniste. Në fillim 1943 hyn në njësitin gueril. Aktivizohet me detyra konkrete, kryerja e të cilave kërkonin guxim, zgjuarsi, vigjilencë, konspiracion, thjeshtësi, shkathtësi. Këto cilësi ai i kishte. Merrte në qytet trakte e komunikata dhe i shpërndante në fshat. Por lëvizjet e tij në qytet e bënin të dyshimtë për t’u zbuluar nga qentë-roje, spiunët e fashizmit. Ishte në rrezik të zbulohej veprimtaria e tij ilegale. Me urdhër të njësitit largohet nga qyteti i Korçës shkon në fshatin e lindjes. Por as në fshat “s’e mbante vendi”.  Pionieri, që ecte në beharin e pesëmbëdhjetë, mori vullnetarisht një vendim politik: të dilte partizan! Dhe u nis… Shkoi në batalionin “6 dëshmorët”, më vonë në batalionin “Shqiponja” dhe pastaj në batalionin e parë të Brigadës IV Sulmuese. Sa lezet i kishin pushka, shamia e kuqe në qafë, ylli në kapele.!

U shtua një pushkë. Një partizan i vogël, por shembullmadh. Sypatrembur. Luftëtar i vendosur. Kalon nga aksioni në aksion: Bulgarec, Bozhigrat, Gjonomadh, Shyec, Veliternë e Pirg, Voskop, Turan, Senisht, Dushar etj. Diku hidhet në erë një urë,  në një vend tjetër likujdohet postblloku armik. Dallohet për trimëri. Plagoset në kokë. Kur filloi Operacioni armik i Dimrit, ai ishte në spitalin partizan të Lavdarit. Kur forcat partizane po tërhiqeshin duke luftuar kundër gjermanëve e ballistëve, Pandi u bashkua me katër partizanë me detyrë tek Ura e Moglicës duke mbajtur pozicionet deri sa të tërhiqej Brigada e IV nga Opari në Skrapar.

Kohë lufte. Ditë baruti. Ishte në grup vet’ i pestë. Udhëtojnë  deri në fshatin Faqekuq. Më tej rruga ishte e zënë nga forca armike. Tri ditë pa bukë. Grupi me pesë partizanë strehohet në stanin e Ostrovicës. Roje barinjtë. Pandi i plagosur. Sikur të mos mjaftonin këto, rrugës u përleshën me forca gjermano-balliste. Duke luftuar, Pandi merr edhe plagë të tjera. I bie të fikët. Trupi i tij rrëzohet përtokë. E tërheqin shokët. Gjaku i kullonte. Trupi i dobësohej. Forca i pakësohej. Dhimbjet i shtoheshin. Mezi lëvizte këmbë e duar. Rrobat, çorapet, këpucët i kullonin gjak. Gjaku i kishte bërë pantallonat sikur të ishin prej mushamaje.

Në atë ndeshje me armiq të egër u vranë katër shokët e tij. Pandi, edhe pse ishte vetë i plagosur e në gjendje të rëndë shëndetësore, i mbuloi shokët me dëborë, që trupat e tyre të mos binin në dorë të armikut. Vetë u zvarrit drejt fshatit Shtyllë për të shkuar tek partizanët. Por sa u nis, ra përsëri përtokë pa ndjenja. Rreth e rrotull dëgjoheshin zëra gjermanësh. Ishte në rrezik të kapej gjallë ose të vritej. Vdekja hidhte valle. Pandi u rrokullis nëpër dëborë, gurë e dëllinja. Qëndroi pas një trungu peme të madhe. Hoqi armën nga qafa dhe u bë gati për luftim. Me pushkë në sy. Me gishtin në këmbëzën e shkrepjes. Nazistët nuk e zbuluan dot.

Palcë dimri. Dëborë. Era të pret. Ftohtë. Këmbët e Pandit janë në rrezik të ngrijnë gjithë trupin e tij të plagosur, të pangrënë, të lodhur, të rraskapitur, në atë dimër të acartë të janarit. Dhe ai, ashtu siç ishte, mblodhi forcat dhe vazhdoi të zvarritet. Por, këmbët po e linin.  Nuk ecte dot. Ato po i gangrenizoheshin! Jeta në rrezik. Rrugës e pa rastësisht një djalë i ri nga Lavdari, Shefqet Lika. Me ndihmën e tij shkoi në Gjergjevicë. Djaloshi e strehoi në kasollen e vet. E ngrohu në zjarr të prushëzuar. E ushqeu me ato që kishte. Zorrët që grindeshin, pushuan. E mori në krah, bëri disa orë udhë deri sa e çoi tek shokët në Oparin e porsaçliruar. Bashkëluftëtarët e panë si ishte bërë dhe u befasuan. Shpejt  e çuan tek mjekët në spitalin partizan të Grabockës dhe pastaj në spitalin e Grabovës.

Partizani trim Pandi Kocaqi kishte kaluar peripeci, rreziqe të mëdha njëri pas tjetrit:  me plagë në kokë e në trup, 11 ditë zvarritur në dëborë, në të ftohtë, barkëbosh, i vetmuar, mes ujqërish armiqsh. Por njeri i hekurt, i pathyer, vullnetmadh, me shpirt atdhetari, i pamposhtur, i betuar për të dhënë edhe jetën e tij djaloshare. E dinte që “kush bie për atdhe, nuk ka vdekur, por ka lè”.

E vizitoi dr. Petro Cani. Shpejt në “shtrat”! Shtrat shtruar me kashtë, në dysheme, mbuluar me një batanie të vjetër. Mërzitje në kulm. Të dy këmbët e Pandit po i hante gangrena! Çdo minutë rrezik jete. Kirurgu mendon dhe vepron me energji, me shpejtësi, me pjekuri, me kujdes njerëzor, me kompetencë. Mori pincën dhe nisi t’i heqë gangrenën nga këmbët. Copa mishi binin përdhè sikur të ishin copa eshke.  Pastaj shkon më tej: i këput këtë e atë gisht të këmbës dhe i hedh në legen. Këmbët mbeten pothuaj me kërcinj kocke! Pa tule. Pa muskuj. Për dhjamë s’bëhej fjalë. Në atë gjendje serioze, me lejen e komandës, patjetër duheshin prerë këmbët… Një fjalë goje ishte kjo, po në çfarë kushtesh tepër të rënda do të kryhej operacioni?!

Ditë dimri. Në shkallët e shtëpisë-spital u duk një rreze dielli. Por era fishkëllente fortë. Komisari merr në dorë një sharrë druri dhe me një copë shtufi e fërkon për t’i hequr ndryshkun. Tani do ta ketë fjalën kjo sharrë! E sheh komisarin dhe e pyet një i sëmurë:

-Pse të duhet kjo sharrë? –Të pres dru,-iu përgjigjet ai. Dhe sytë i lotojnë. Nuk ia nxinte goja fjalët “do t’i presim këmbët Pandit”! Pastaj e futi sharrën në një kazan me ujë të valuar. Askujt nuk i shkonte mendja se me atë sharrë druri do të priteshin këmbët e Pandi Trimit.

10 mars 1944. Dr. Cani diçka i jep Pandit, do të ishte ndonjë ilaç në vend të narkozës. Pas pak e çon në “sallën e operacionit”. Salla gati. Sallë i thënçin! Gjysma e saj e rrëzuar dhe era e dëbora hyjnë lirisht brenda. Duhet duruar jo vetëm dhimbja nga sharra, por edhe të ftohtit e paduruar. Në vend të alkoolit, përdoret rakia. Të sëmurin e shtrinë mbi një tavolinë prej dërrase, e lidhin me litar dhe e mbajnë dy veta, që “shtrati” të mos lëvizë. Një inxheksion në krah dhe fillon operimi… Në fillim i priten mishrat e këmbëve  gjer në kockë.

Eh, çfarë dhimbjesh! Vështirë të përshkruhen. Pandit i dukej sikur doktori i kishte futur dorën  në kraharor dhe po i shkulte zemrën! Por jo. Ai lufton t’i shpëtojë jetën. Dhe Pandi ra “në gjumë”. Në operacion e sipër humbi ndjenjat, kurse doktori vazhdonte punën duke i prerë njërën këmbë. Qetësi. Dëgjohet vetëm zhurma e sharrës.  Këmba tjetër do t’i pritej pas dhjetë ditësh dhe të dyja “u varrosën” pranë spitalit në Grabovë…Lamtumirë, këmbë!

***

Fjalët se “Partizanit Pandi Kocanit iu prenë të dyja këmbët”, u përhapën me shpejtësinë e erës në radhët e bashkëluftëtarëve e të dashamirësve në fshat e në tërë qarkun e Korçës. Të gjithëve u vinte keq që tani e tutje ai do të jetë pa këmbë, por njëherazi ndienin dhe gëzim që shpëtonte jeta e tij e re. Shokët i qëndronin afër. E shikonin me dashuri. Me dhimbje. Ishin në trupin e tij. Në mendjen e tij. E takonin komandantë e komisarë, deri anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm. I jepnin kurajë. E uronin me përzemërsi, me nderim.

Ishin ditët e Operacionit të dytë të Qershorit, invalidit Pandi Kocaqi i vinte keq që nuk është tek shokët e të luftojë në krahë të tyre. Dhe më 15 gusht 1944, pas këtij operacioni u dërgua për mjekime në Itali. Për këtë ai thoshte gjithnjë: “i jam mirënjohës Partisë, që edhe pse s’ishte në fuqi dhe Shqipëria ende ishte e pushtuar, më dërgoi tek aleatët e mëdhenj dhe unë, nga gjysmë njeriu, jam tani njeri si  gjithë të tjerët, paçka se këmbë s’kam, veçse jam po ai partizan e tani veteran, besnik deri në fund ndaj Partisë e popullit. Për Atdheun lashë këmbët, jam gati të jap dhe kokën”!

     Pandi me proteza. Partizani invalid i kishte bërë vend vetes. La këmbët në luftë. Shokët e shihnin me proteza, por e përfytyronin siç ishte, me këmbët e veta. Se me ato këmbë doli malit për liri, i ra kryq e tërthor terrenit, ecte si sorkadh në të përpjeta e tatëpjeta, pionier e adoleshent me pushkë në dorë, i plagosur por i pagjunjëzuar, i kalitur në sakrifica, në vuajtje e në vështirësi, por krenar që kishte dhënë gjak e do të ishte si shokët e tjerë invalidë: “Dëshmor i gjallë”!

Veteran dhe invalid me këmbë të prera, i rrethuar me kujdesin e shokëve bashkëluftëtarë, i respektuar nga forumet e Organizatës së Veteranëve dhe të Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Luftës, edhe pa këmbë, mbeti veprimtar aktiv. Doli në pension, por nga punët nuk u nda. Duke kujtuar episode nga ditët e zjarrta të luftës për çlirimin e vendit, bashkëveprimet luftarake me shokët partizanë, interesimin për shëndetin e tij,- ai merrte zemër, merrte gjithnjë forca të reja dhe luftonte e punonte me optimizëm.

Pa këmbë, por e ndiente veten si më parë, si shokët. Dhe për 42 vjet punoi në sektorë të ndryshëm, si në Komitet të Partisë, instruktor, pastaj në Sigurimet Shoqërore etj., sipas mundësive fizike që kishte. Krahas detyrave shtetërore vepronte aktivisht edhe në zbatim të detyrave shoqërore: aktivizohej në këshillat e pushtetit, në detyra si ndihmës gjyqtar etj. Gjoksin e tij e zbukuronin një numër dekoratash: Medalja e Trimërisë, e Kujtimit, e Çlirimit, për Shërbime të Shquara Shtetërore e Shoqërore, Urdhri i Klasit të Tretë për Shërbime të Shquara Shtetërore e Shoqërore etj.

Pandi ishte njeri dinjitoz. krijoi një familje të shëndetshme. Ishte pa pretendime. Nuk e kishte zakon të mburrej për meritat e tij. Dallohej për thjeshtësi, për mirësi, për urtësi, për ndershmëri. Jeta e tij u shua dy dekada më parë, por ai la emër të nderuar, kujtime të paharruara. Emri, vepra dhe figura e tij mbetën në zemrat e shokëve bashkëluftëtarë dhe të të gjithë atyre që e njohën për atdhetari, trimëri, zemërdëlirësi.

     Nder e lavdi veteranit dhe invalidit shembullor, Pandi Aleks Kocaqi!

February 1, 2018 10:02
Komento

15 Komente

  1. ELIOT February 1, 12:32

    HISTOIRE E RREME …SEVO SPIUNI …KENI RREJTUR PER 50VJET POPULLIN …ME PREMTIME SE DO TE HANTE ME LUGE FRORINI DHE HONGRI ME TULLONA SI NE AFRIKE …. PERSE DUHET TE BESOJME TANI …¨APO SJEM NGOPUR …POR CUDITEM ..SI SKE NJE HISTORI PER TRIMIN MEHMET SHEHU … HARROVA QE ISHTE KOMANDANT GENERAL ..SKE NDONJE HISTORIE PER BEQIR BALLUKUN PER KADRI AZBIU .PER FADIL PACRAMIN … KU JANE KUJTIMET ..I KE HARRUAR …APO .. SJU VJEN MIRE …. DHE SA VJEC KE SEVO RRENACAKU …SE VETERANET E VERTETE KANE VDEKUR ME KOHE ……EDHE NE EUROPE KANE LUFTUAR DHE TE GJITHE VETERANET E 44 KANE VDEKUR ..SEVO … TI KISHA 5 VJEC KUR LUFTOVE ??????? UUUUU SEVO SZ HARROVA NE BOTE PARTIZANET LUFTUAN PER QE POPULLI TE KISHTE NJE JETE ME TE MIRE ..JO SI NE SHQIPERI …. POR SMA HA MENDJA TA DISHE CDO TE THOTE TE JETOSH ..DHE TE SURVIVE….

    Reply to this comment
    • TURP PER DITEN ! February 1, 14:57

      ELIOT !

      SIDO QE RRODHEN PUNET ME VONE
      .
      KETO QE SHKRUAN SE JANE” HISTOIRE E RREME”
      .
      ME BEN TE PYES;

      “KUSH ESHTE AJO BUSHTER SERBE QE TE KA LINDUR”

      .EDHE ANTISHQIPTARI ME I MADH TE ISHTE NUK DO FLISTE SI TY ELIOT DEVILI..
      .
      MALLKUAR QOFSH NE JETE TE JETEVE
      ME QEN DHE ME MACE !!
      .
      NUK KE FAJ TI POR GAZETA DITA QE LEJON KOMENTUES PERVERSE TE PSHURIN HERONJTE EKOMBIT

      Reply to this comment
      • Lavdia February 1, 17:23

        Keto qe shkruan ti o pensionist Muzhik Turpi tregojne se ke ngelur injorant deri me tani. Partizanet e tuaj ishin partizane sllavo-komuniste te komanduar vetem nga jugosllave, qe i sherbyen vetem Jugoslavise, domethene ato ishin antishqiptaret.

        Reply to this comment
        • 24 shtator 1941 karta atllantikut -bibla e L2B February 1, 20:22

          o lavdie e leshit sales

          jugosllavet erdhen me porosi te Anglise dhe Amerikes te ndiznin zjarrin e luftes kunder fashizmit dhe pas luftes ti jepnin llokmat..biles ne shtabin e Titos ne l2b ishte djali curcillit..rudolfi por ti akoma vazhdon me perrallat e 1991 te Xhon Megout qe qindra ton florinj i kishte cuar Enveri ne Zvicer dhe CEKUN E BARDHE te Gramoz Pashkos apo rrafshimin zero te monstres azem hajdari?
          si eshte e verteta e kucedres 1941 ??kush na i coi KUCEDREN SERBE NE 1941 DHE 1991 ??

          Ne 1941 Karta e Atlantikut
          ishte një marrëveshje e bërë
          mes F.D Rooseveltit
          dhe W. Churchilt
          (ShBA-së dhe Britanisë),
          mbi rendin e ri botëror të ardhshem, e bërë më 14 gusht të vitit 1941 në një anije në Atlantik.

          Kësaj marrveshje, më 24 shtator të vitit 1941 ju bashkangjit edhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike.

          Në atë kohë, gjithë kundërshtarët e lutës kundër Gjermanisë, e njihnin këtë marrveshje si Program te përbashkët…ku kucedres serbe i ngarkohet roli te organizoje luften NCL per llogari te Rooseveltit ,Churchillit…
          Ne tetor 1945 ne “The Percentages agreement “Joseph Stalin &Churchill dhe ambasdori amerikan Averell Harriman ndane Europen si kasape dhe shqiperine e gjore e lane ne dore te TITO RANKOVICIT DHE STALINIT

          pra me nje fjale keto
          3 TE MEDHENJETE BOTES
          na lane ne urdherat e Titos kaq mjafton.
          PRA NESE NE 1944 KUR ARIU LUANI DHE TIGRI NDANE BOTEN….NUK E KISHIN NE DEFTER SHQIPERINE.

          KURSE NE 1960 DEL NJE ENVER HOXHE QE BERI HISTORI KOZMIKE…QE NE STROFKEN E ARIUT RUS BERI TE PABESUESHMEN BILES NE ATE KOHE XHON KENEDI U DORZUA NE 1961 NE KUBE…
          U desh nje lufte titanike e enver hoxhes te debonte serbet ne 1948 nga dera dhe ne 1991 i prune nga oxhaku lobi serbo-amerikan.
          Lexo me poshte te bindesh:

          SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
          Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
          .
          Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
          ****
          Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
          ****

          Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
          ****

          Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
          ****

          Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
          Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

          pra
          o lavdie e leshit sales
          mos dil nga tema dhe
          mos perdhos heronjte
          me keq se serbi dhe neonazistet e sotem

          MIRE SE JENI KANIBALE
          POR JENI DHE IDIOTE TE DOBISHEM

          Reply to this comment
      • ELIOT February 2, 12:06

        HEJ CUN SPIUNI ….KJO QUHET DEMOKRACIE ..LIBERTE …KU CDO NJERI I LIRE JEP MENDIMIN E TIJE … POR TI NUK I KUPTON KETO GJERA … TE KUPTOJ JE NGA AI BRUMI I PISET I DIKTATURES ..DHE NENA IME ..ISHTE NJE NGA ME TE CULTIVUARAT NE TIRANE POR KATUNARET BOLESHVIKE E CUAN TE PUNONTE NE UZINE ..SE MORREN NGA LABERIA NGA GJIROKASTRA KATUNARE SI PRINDERIT TUAJ COBANE .TE SHURROSNIN TIRONEN ..MALLEKUAR QOFTE RRACA E JOTE SPIUN I POPULLIT …JE SUIS FIER D ETRE ALABANAIS …. JO SI TY TI PASKA HONGER DHIJA LIBRT NE GROPEN QE TE NXORRI ENVERI …. VIVE LA LIBERTE …. …. HEJ SHURRMANAN PERSE E BENE LUFTEN PARTIZANET … QE TE HANIN BUKE ME KOS … ..QE PRINDERIT TI SHIKONIN FEMIJET PA BUKE …. QE TE MBANIN RRALLA ME ORE PER NJE BIDON VAJGURI … DHE VAZHDOJ GJITHE DITEN ME MJERIMIN E JEAN VAL JEANIT … ENVER … SI SU POQE MORE KOKE LOQE THONIM NE ……U SA PER DIJENI ….KISHA 2 GJAJALLARE PARTIZANE ..POR VDIQE QE NE ..88 … DO ME THENE … TANI DO TE KSIHIN 120 VJET …..

        Reply to this comment
  2. Maqi February 1, 17:49

    Pandi o person real dhe levizte me karoce
    Historia tij o bo tregim para 1975
    Vertetsia e saj o fakultative
    Kembet e tija ja dha luftes
    Atehere nuk kish as digjital as tring
    Njeriu bente ate qe ndjente
    As libra te klasikve skish ne librari
    Dhe shumica nuk dinin te lexonin
    Legena qe sherbejne dhe si uturake ka pasur dhe do kete gjithmone
    Pordhace me tarifa standarte gjithashtu
    Po ata qe luftuan jane si nje lume she keta te tjeret flasin nga brigjet e tij
    Po lumit lumit si bejne dot gje
    Rjeth me vrull me gurgulline
    Spyet as per mua as per tine

    Reply to this comment
  3. Lefkotheja nga Korca February 1, 17:50

    Eshte me se e vertete historia e Pandi Kocaqit,nje njeri shum pozitiv dhe person me vlera shoqerore.E kam njohur ne Korce per nje figure me tipare te mbrekullushme
    ne drejtim te miresise qe rrezatonte.

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku February 1, 22:39

    Me nje fjale, aftesia e Pandit te gjore ishte se kishte mbetur pa kembe. Epo mire, lavdi heronjve!

    Reply to this comment
  5. Onkezmi February 2, 03:58

    Eliot,idjot,iljot e jota te tjere nga pas.Edhe babai im vdiq me metal ne koke,qe sipas mendes tende curuk,po te shkruante i mencuri Sevo,ti do i drejtoheshe ,se shkruan histori te reme.Me luge floriri premtuan berishet dhe ballistet,por si trudhare qe je,nuk mund te dishe histori e aq me pak shkencat ekzakte.Ty te gjitha te duken prralla,se ato te ka mesuar gjyshja kur ishe femi,dhe femi do te vdesesh…

    Reply to this comment
  6. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketerit e ligesise. February 2, 11:34

    Trim i forte pa shoke shume,se shoket e lane te plagosur ne mes te vrareve ne debore.Tirimat i mori lufta per clirim kombetare dhe ata qe mebeten i vrane shoket per pushtet,horrat mbeten dhe u vrane ne mes vetes,te tjjeret u bene njesh ne shkaterrimin e ushtrise,dhe ekonomise shqiptare dije me tollonin dhe rrembimin e tokes pronareve te ligjeshem,sot me bijte tyre grabiten e tjetersuan pasurine kombetare e pronen private ne unison me ballisto-zogiste.Mjaft me me lojra fjalesh e lloqe kavajsish,se nje fshat qe duket nuke ka nevoje per kalauzer.;thote populli qe bojkotoje zgjedhjet e fundit parlamentare duke e nxjere te gjithe politiken shqiptare te dhere,por”krenare”.Dhe se fundi askush nuke ka moralin te mohoje gjakun e derdhur per clirim kombetare e liri dhe demokraci per Shqiperine.I perjeteshme qofte kujtimi trimave e trimereshave qe dhane jete e tyre ne luften kunder pushtuesve e tradhetareve te vendit si dhe per nje Shqiperi verte te Lire,e Demokratike dhe ne Progres Njerezor.

    Reply to this comment
  7. ELIOT February 2, 19:15

    DO TJU TREGOJ NJE HISTORIE TE VERTETE ….. 6 QERSHOR 1944 ..LE JOUR LE PLUS LONG …. DITA ME E GJATE …..////OPERATION OVERLORD ..CHURCHILLI PREMIER MINISTER DE BRITANIQUE ..ISHTE I BINDUR SE VETEM NJE ZBARKIM NE QENDER TE EUROPES NE NORMANDIE DO TA JEPTE FUNDIN HITLERIT LUFTES …POR USHTRIA ANGLEZE ISHTE DOBESUAR SHUME DHE AMERIKANET NUK KISHIN EXPERIENCE …PRANDAJ DUHEJ STERVITJE …. DHE QE NGA MAI I 1943 FILLOI PREGATITJA …. KISHTE TE RINJ NGA BOTA ..AUSTRALIA SKOCIA POLONIA HOLLANDA ITALIANE FRANCEZE …. POR DUHEJ PREGATIJE DHE ARMETIME ….SEPSE HITLERI VURI NE KRYE TE DETYRES GENERALIN E MADH ROMMEL ….. FORCAT ALEATE KISHIN NJE VIT QE PO STERVITESHIN DHE PRISNIN JOUR J …/// DITEN E FILLIMIT …DHE ME 6 QERSHOR … TE 1944 FILLOI SULMI ..ANIJET ALEATE U NISEN NE MESNATE PER TE ARRITUR NE ..05 TE MENGJEZIT NE NORMANDIE … POR OQEANI ISHTE I RREPTE DALLGET ISHIN TE MEDHA .. DHE DHELPRA E SHKRETETIRES GENERALI ERWIN ROMEL KISHTE BERE NJE MUR TE MADH ME BUNKIERE DHE MINA GJATE PLAZHIT .. KESHTU AMERIKANET ANGLEZET NGELEN NE ANIJE . DHE SA U HAPESHIN …… DYERT E … ARTILERIA SHKARKONTE MITRALOZET …. U VRANE ME QINDRA ME MIJERA … VETEM AMERIKANE U VRANE 9987 ME EMRA DHE MBIEMRA ..U BE KERDINE ..SEPSE KODRAT ME GURE DHE BUNKIERE ISHIN NE LARTESI DHE MBROHESHIN NGA GJERMANE TE VENDOSUR …LUFTOHEJ QE NGA MENGJEZI DHE SKISHIN PERPARUAR AS 10 METRA … TE VRARET E MBUSHEN AQEANIN ME GJAK DHE KUFOMA …. U BE NJE MASAKER E MADHE … POR GJENERAL PATON NUK DOREZOHEJ ..MBAS DISA ORESH ARRITEN TE MARRIN DISA POZICIONE DHE TE ORGANIZOHESHIN .. ..NJE USHTAR GJERMAN TREGONTE …… UNE KIISHA NJE VALIXHE TE MADHE ME FISHEKE MITRALOZI … QE MA PRURI KOMANDANTI … ME 2 SHOKE E MBUSHIM MITRALOZIM DHE SHTINIM VRAME ME QINDRA ME MIJERA ..SEPSE POZICIONI KU ISHIM …. KONTROLLONIM CDO GJE TE GJITHE PLAZHIN DHE …..KOMANDANTI NA THA MOS QELLONI MENJEHERE .. PRISNI TE DALIN DERI NE BREG .. KUR UJTI TE ARRISI DERI TEK GJURI … DHE ….. MBAS SHUME KOHE NE MBAS DITE ALEATET FILLUAN TE MERRNIN POZICIONET E GJERMANEVE .. NJE BETEJE E TILLE SE KISHTE PARE BOTA KURRE ….U NISEN 250 MIJE FORCA ALEATE ..ME NJE ARMETIM QE KURRE SE KISHTE PARE BOTA ..TANKE KAMIONA … MITRALOZA .. DHE LLOGISTIQUE QE KURRE S ISHTE PARE NE ASNJE LUFTE … DHE NE 10 TE NATES ….. CDO GJE U QETESUA …. POR DEGJOHESHIN ULERIMAT E TE PLAGOSURVE … DHIMBJET E TRIMAVE BUZE PLAZHEVE …. KJO ESHTE NJE HISTORIE E VERTETE ..QE KADAREJA MEGJITHESE I LEXONTE CDO GAZETE FRANCEZE …KUR SE SHKRUAJTI NJE FJALE PER KETE TE RINJ QE LANE JETEN … DHE FAMILJET E TYRE NUK REKLAMUAN 1000 LEK LUFTE ..SIC E BERI HITLERI I SHQIERISE ..PER PARTIZANET TANE ??????? SEPSE KETO TRIMA E BENE LUFTEN PER TE SHPETUAR EUROPEN BOTEN NGA HITLERI DHE JO PER TE MARRE 1000 E ENVERIT …JA NJE HISTORIE QE KOMUNISTAT SE SHKRUANIN KURRE SEPSE E VERTETA I ULTE POSHTE FORCAT PARTIZANE ME PUSHKE PREJ DRURI …PA EKSPERIENCE … PA NJE ARME TE RENDE TANK AVION ..APO …..MERCI SHIKOJENI FILMIN LE JOUR PLUS LONG ….. DHE SHIKONI REALITETIN QE JU ESHTE FSHEHUR PER VITESH ..

    Reply to this comment
  8. boll eliot kanibali ! February 3, 16:23

    I NDERUARI KANIBALI ELIOT !

    NUK E DI PSE TE ZE SEMUNDJA E TERBIMIT
    SA HERE GAZETA DITA JEP HEROIZMA TE MEDHA GJATE LUFTES N-CL -FAQJA ME E NDRITUR E HISTORISE TONE E NJGJASME ME EPOKEN E GJERGJ KASTRIOTIT

    ..
    PSE JU ANTIKAMUNISTAT JU ZE TARTAKUTI ?
    .
    Ne nje koment ne debatin me ju qe kam bere para dy vjetesh gjendet “enigma” pse jeni “out the order”

    Komentuesi i pare ELIOT ka bere nje koment qe as serbi apo greku me antishqiptar nuk mund ta beje..

    Do te beja nje sugjerim qe ti hiqni kete “te vjella fashistoide) sepse e ndyejne mjedisin…..ai ben mire se e bejme ta urrejme me shume bishen Sali-nazifashsite.

    Jam nga emigrantet e pare te larguar nga shqiperia dhe ndonse kam qene ne nje fare menyre kunder sistemit enver hoxhes..per luften e klasave,per tufzimin dhe ndalimin e fese…..prapese prape mendoj se pushteti popullor 1945-1991 nuk arrinte ne kete shkalle cmendurie qe as ne kampet e perqendrimit nazist nuk jane pare.

    I lexova keto artikuj dhe sidomos burgosjen dhe vetvrasjen e legjendarit Shefqet Peci u befasova i lexoj per here te pare:

    MENDIMI I PARE QE ME ERDHI:

    DY SHQIPTARET ME TE MEDHENJ PATRIOTE PAS 1944 JANE:

    1;ADEM JASHARI QE LUFTOI HORDHITE SERBE

    2.SHEFQET PECI QE LUFTOI ME SALISERBIN.

    MENDIMI I DYTE:

    SI KA MUNDESI PANELI DIPLLOMATIK I AKREDITUAR NE TIRANE..SIDOMOS AI AMERKAN NUK REAGOI FARE NE KETE AKT KAQ MAKABER

    PSE ?

    Sot pas 25 vjetesh Demon-kraci vihet nje ngjashmeri me nderhyrjen anglo-amerikane Greqi ne vitin 1944-45 dhe u perdoren te njejtat metoda:

    u reabilituan “mbreteroret”
    u reabilituan nazifashistet
    u masakrua e majta.

    Ka nje ngjashmeri ne vdekjen (vetvrasjen) e Shefqet Pecit me ate greke Aris Veluhiotis qe ishte i ngjashem me Shefqetin tone.

    Aris Veluhiotis pasi i carmatosen dhe i perdhosen pinjollet e fashizmit ne 1945 doli perseri ne mal dhe i rrethuar nga armiqte vrau veten me shkun e tij.

    Keto pinjolle fashistesh greke ( zerva ne greqi dhe neo-xhaferr deva ne shqiperi) i prene koken
    Aris Veluhiotit dhe e varen ne nje shtylle telefoni per te tmerruar njerzit.

    Parlamentare angleze ne Londer ateher denuan ashper ushtaraket dhe ambasdoret anglo-amerikane per kete akt kanibal por ata thane se respektojne traditat greke per kanibalizmin e tyre..

    E njejta ndyresi dhe me Shefqet Pecin..asnje dipllomat apo ambasador nuk e hapi sqepin per kete kanibalizem qe tregon se ai ka qene..eshte dhe do jete nje Pit Bull i tyre qe ja kane hequr litarin per te kafshuar cdo atdhetar qe thote se Shqiperia sot eshte me keq se e pushtuar eshte edhe me se e poshtruar….deri kur donald lute do ta bejne “zap” pit bullin e tyre serberishe me perverset edirame-lulbytha dhe kali trojes ilir meta.

    Poshte fashizmi demonkratik i salisatanait

    shenim:
    eshte paranojake qe shume pinjolle fashistesh,dhe antikomuniste kanibale ngaterrojne atdhetarizmin me komunizmin.
    Ne gop te semes shkofte komunizmi si praktike dhe teori..por si atdhetar them se shqiperia sot nuk eshte e shqiptareve…eshte e Off shoreve dhe ambasadoreve qe luajne rolin e governoreve..

    Reply to this comment
  9. ELIOT February 4, 12:27

    BONJUR FILLOZOF BOLCHEVIQUE .. ME IDE TE NJE FATOSI … JU I NGATERRONI LUFTRAT HEROIKE TE SKENDERBEUT DHE SHQIPTAREVE … ME ATO TE ENVER KRIMINELIT DHE BOLSHEVIKEVE KOMUNISTA .. ENVERI BASHKEPUNOI ME SERBET PER TE PERCARE SHQIPTARET .. NDERSA GJEORGE KASTRIOTI I BASHKOI ATO PER TE LUFTUAR ARMIKUN ..PER KETO GJERA TE THJESHTE NUK I DINI …JU KUPTOJ ……. DHE SA PER HEROIZMAT E L N C …. PERSE NUK LUFTUAN PER KOSOVEN TONE ..PER VELLEZERIT SHQIPTARE ..POR JA LANE SERBIT ????? KU ESHTE TRIMERIA KETU ???? POR JU KUPTOJ DISAVE ….. KOMUNIZMI JU A BERI TRURIN LLALLE AS SA EDHE HILTERI GJERMANEVE .. GJERMANET E BENE ZOT HITLERIN DHE DISA ANALFABETE E MBROJNE AKOMA ME IDE BOSHE … KOMUNIZMIN E NDYRE …. DHE UNE TREGOJ REALITETIN I GJORI TIP SPECIAL .. JU PELQEN APO JO KJO ESHTE PUNA JUAJ … UNE HISTORINE E KAM MESUAR NE SHQIPERI POR RRENAT E DISAVE SMUND TI LEJE TE BEJNE BUDALLENJ RININE …. A KE LEXUAR NDONJEHRE PER LUFTEN NE EUROPE .PER HEROIZMAT AMERIKANE QE DHANE JETEN NE FRANCE NE EUROPE PER CLIRIMIN E BOTES .. APO JE ANALFABET ..LEXOI NE GJUHE TE HUAJ DHE MOS LEXO RRENAT E DISA COBANEVE QE ENVERI I BERI QOLE .PER INTERESAT E VETA PËRSONALE ..HEJ FATOS .. …. NAIVE .. LUFTA NE GREQI ANGLEZET E BEN SEPSE NUK DONIN TE LEJONINNJE REGJIM KOMUNIST…NUK E DHANE JETEN ME MIJERA AMERIKANE ANGLEZE SKOCEZE NGA BOTA QE TE PERFITONI BOLSHEVIKET E QELBET .. TE PERFITONTE DHUNA TERRORI SI NE AFRIKE …JO PRANDAJ I CUAN TANKET DHE THANE JO MJAFT ME BOLSHEVIKE .ME TERRORISTA … ..E PE NDRYSHIMIN E GREQISE DHE VENDEVE BOLSHEVIKE …KUR NE SHQIPERI SKISHTE NJE CUMCHAKIZE GREKET KAPITALISTA I MBUSHNIN FRIGOT PLOT ..DHE KISHIN NGA 2 VETURA NE SHTEPI … E KUPTON FATOS APO TI BEJ ME VIZATIME ..SI NE KOPESHT .. I MADHI CHURCHILL E SHPETOI GREQINE NGA MJERIMI NGA SKAMJA ..PRANDAJ SHIKOJI SHKRIMET ..SE NUK JANE BINDESE …E PE FILMIN LE JOUR PLUS LONG … ESHTE NJE HISTORIE E VERTETE … I KAM PARE GJERMANET QE TREGONI REALITETN E LUFTEN NE 6 QERSHOR TE 44 …DHE KY GJERMANI QE TREGONTE PER MASAKREN … ISHTE GJALLE DHE ERDHI NE NORMANDIE DHE TAKOI NJE VETTERAN AMERIKAN QE ISHTE PLAGOSUR … POR NE SHQIPERI KURRE SE TREGONIN KETE DITE TE MADHE PER CLIRIMIN E EUROPES KOMUNISTAT IMAGINONI LUFTERA KOTI DHE REALITETIN E INJORUAN SE TRAGONIN …. SHIKOJE NE INTERNET … SE TANI BOTA KA ECUR .. DHE SA PER BERISHEN UNE E FUS NE BURG QE ME KOHE SE ESHTE KORRUPSIONI .. DHE JAM SHQIPTAR DHE DO TE MBETEM ALBANEZ POR JO TRADHETAR I SHQIPTAREVE … PER INTERESAT E DISAVE … DHE HISTORINE KAM VITE QE E RIMESOJEN NE FRENGJISHTE NE ITALISHT SE KADAREJA DRITEROI KURRE SI TREGUAN HEROIZMAT E CLIRIMTAREVE TE VERTETE NE BOTE … POR I BENIN POEZI ENVERIT DHE DHUNES SE KOMUNISTAVE ……//////////////// HEJ FATOS NAIVE ..MOS E NGATERRO DEMOKRACIN ME KORRUPSIONIN ….. RAMA BERISHA NANO BASHA NUK KANE ASGJE ME DEMOKRATET NE BOTE NE EUROPE … NE EUROPE GAZETARET I KORIGJOJNE I TREGOJNE PISELLIQET QE BEJNE NE PARLAMNET OSE MINISTRAT .. NDERSA EN SHQIPERI AS SJA MBAN .SE .. VIVE LA LIBERTE .. VIVE LA DEMOKRACIE . PAS KORRUPSION SI NE ALBANIE … VIVE LA FRATERNITE …HEEJ SHQIPTARE …..A E DINI SE ENVER SOCIOPATI MEGJITHES E BRODHI PER 5 VJET NE FRANCE ..ME DOLLARET E KUNATIT TE VET ..TRADHEATER SPIUN .. … SI MESOI DOT 3 FJALE … LIBERTE FRATERNITE EGALITE …. .. HE ….. SMA HA MENDJA … EDHE GZIM KULLIFI PO TE JETONTE 3 MUAJ DO TI MESONTE …… BON CORAGE EN ALBANIE …MERCI ET A BIENTOT …. MOLIER ……

    Reply to this comment
  10. Beso February 4, 19:49

    Eshte plotesisht e vertete.Xhaxhi im ka treguar se.gjate operacionit i mbante duart Pandit.Ishte pergjegjes i spitalit partizan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*