Homazhe për oficerët e SHIK-ut, u vranë në Vlorë në ‘97-n

Redaksia Online February 28, 2013 11:23

Homazhe për oficerët e SHIK-ut, u vranë në Vlorë në ‘97-n

Dy punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar të vrarë në vitin 1997 në Vlorë u përkujtuan sot përmes një ceremonie homazh të zhvilluar në Qendrën Kulturore të Ushtrisë. Eshtrat e Besnik Hidrit dhe Leka Qokajt, të dekoruar me Medaljen e Shqiponjës, pas vdekjes, do të zvendosen në varrezat e dëshmorëve, pikërisht në ditën që shënon 16-vjetorin e vrasjes së tyre.
Me dekretin Nr. 4152, datë 25.02.2004, të presidentit të republikës, Alfred Moisiu, Besnik Hidri dhe Leka Qokaj janë dekoruar me “Medaljen e Shqiponjës së Arte” (pas vdekjes) me motivacionin: ”Në shenjë nderimi dhe vlerësimi të lartë për veprimtarinë dhe kontributin e vyer në shërbim të shtetit, deri në aktin sublim, dhënien e jetës në krye të detyrës”.

Besnik Hidri dhe Leka Qokaj janë shpallur dëshmorë të Atdheut me vendim Nr. 62, datë 29.06.2006 të Komisionit të Posaçëm Qeveritar.

Dy ish-oficerët e SHIK-ut u vranë në Vlorë, më 28 shkurt 1997. Departamenti i Krimit të Organizuar ka në dorë dosjen, e cilësuar si “Vlora ‘97”. Dosja mësohet se nuk ka asnjë autor konkret, por vetëm të dyshuar, që do të kërkohen e merren në pyetje. Bëhet fjalë për vrasjen e dy punonjësve të SHIK-ut në 28 shkurt 1997 në Vlorë; nënkolonel Besnik Hidrit dhe toger Lek Qokaj dhe ekzekutimin më parë gjatë grevës së studentëve të një të riu.

 

Redaksia Online February 28, 2013 11:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*