Hoqi sekuestron në 2013 nga “pallati i Bashës”, KPK shkarkon kreun e Gjykatës Administrative në Vlorë

February 21, 2020 11:09

Hoqi sekuestron në 2013 nga “pallati i Bashës”, KPK shkarkon kreun e Gjykatës Administrative në Vlorë

Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorë, Astrit Shema, u përball pak ditë më parë në seancën dëgjimore me një raport negativ në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sot ky komision ka vendosur shkakrimin nga detyra të Shemës, pasi kishte probleme në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Sipas raportit të ILDKPKI, gjyqtari kishte bërë deklarim të pasaktë të pasurisë dhe pishte mungesë burimesh financiare dhe fshehje të pasurisë.

Në 8 nëntor të vitit 2013, Shema ka urdhëruar INUK-un që të hiqte shiritat e sekuestros nga pallati tetëkatësh në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, godinë e njohur si “pallati i Bashës”.

Gjyqtari këtë vendim e arsyetoi se e bazonte në nenin 202 dhe në vijim të Kodit të Procedurës Civile, si dhe të neneve, 28, 29 dhe 30 të ligjit me nr. 49/2012 dt. 18.05 2013, për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

Ky vendim në atë kohë është kundërshtuar nga pala e prekur, por nuk ka qenë pjesë e hetimit të KPK-së.

Në një njoftim për mediat KPK ka bërë me dije se trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, Etleda Çiftja relatore, Xhensila Pine anëtare, vendosën shkakrimin e Astrit Shemës.

j.l./ dita

February 21, 2020 11:09
Komento

1 Koment

  1. LORA February 21, 11:49

    Lajm i mire,,,
    per njerzit puntore dhe patriote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim