Horoskopi, 01 gusht 2018

August 1, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 01 gusht 2018

Dashi

Në përgjithësi vazhdon pozicioni i favorshëm i Afërditës dhe Marsit në shenjë, ndonëse ka momente të caktuara që mund të ndjeheni disi të lodhur. Mos e teproni me zemërgjerësinë tuaj.

 

Demi

Në terrenin e “thyer” të dashurisë duhet të ecni me shumë kujdes e t’i peshoni mirë hapat që do të hidhni, pasi mjafton pak gjë që të fillojë sherri. Ditë e mirë në planin profesional.

 

Binjakët

“Orkestra”e yjeve ka një “dirigjent” të “mirë”: Mërkurin, i cili ndikon pozitivisht duke harmonizuar tranzitin e tyre në shenjë. Në frontin “financiar” është mirë të mos bëni eksperimente.

 

Gaforrja

Pas një periudhe pozitive duket se gjërat do të komplikohen paksa për ju, prandaj ka të ngjarë që rruga për ju sot të jetë në ngjitje. Pasiguria bën që të refuzoni një propozim interesant.

 

Luani

Me një Mars kaq aktiv e agresiv mbi kokën tuaj nuk do t’ju mungojnë as energjitë e as këmbëngulja juaj karakteristike për të përballuar një ditë që duket se dotë jetë mjaft e ngjeshur.

 

Virgjëresha

Sot mund ta keni më të lehtë për të arritur synimet tuaja, pasi së pari do të keni mbështetjen e Mërkurit që ju bën më dinakë, e nga ana tjetër Saturni ju bën edhe më këmbëngulës.

 

Peshorja

Nëse sot do të ndjeni një lloj trazimi të brendshëm në aspektin sentimental do të thotë se jeni nën ndikimin e  një Afërdite që sa vjen e bëhet më dominuese në shenjë e që ju bën të parezistueshëm.

 

Akrepi

Situata planetare duket se do të jetë e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, që gjithsesi do të lodhen shumë për të arritur një rezultat minimal. Do të rikuperoni formën fizike.

 

Shigjetari

Sot Marsi në shenjë do të bëjë të ndiheni më të freskët, ndërkohë që, sateliti i tokës, Hëna, në një pozicion të papërshtatshëm mund të ndikojë negativisht në planin sentimental.

 

Bricjapi

Në një situatë të ndërlikuar në drejtim të raporteve ndërpersonale ndoshta do të ishte më e udhës për ju të kërkonit një kompromis. Qoftë edhe për të fituar kohë. Në rënie erosi.

 

Ujori

Një kuadër yjor shumë i favorshëm bën që kuotat tuaja të rriten ndjeshëm, prandaj mos u çuditni nëse ju vijnë shumë oferta, pasi sot fati do t’ju buzëqeshë edhe në planin sentimental.

 

Peshqit

Mjafton një “fshikje” e lehtë e Hënës që ju të rifitoni sharmin e duhur që do t’ju ndihmojë të bëni për vete të tjerët. Kujdes, emocionet e kundërta mund të rezultojnë të dëmshme.

August 1, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*