Horoskopi, 01 korrik 2013

July 1, 2013 01:40

Horoskopi, 01 korrik 2013

Dashi

Me Hënën në kundërshtim do të ndjeni përreth një nervozizëm dhe mos kënaqësi, por asgjë nga këto nuk do të arrijë të vërë në rrezik programet tuaja të ditës dhe projektet e ardhshme.

 

Demi

Pritet një ditë jo edhe aq pozitive nga ana profesionale, por do të jetë shumë më krijuese nga ana sentimentale, sidomos në raportet me partnerin. Kujdes nga të papriturat që mund t’ju dalin.

 

Binjakët

Mbështetja që do t’ju japë Afërdita sot është shumë domethënëse, për arsye se pikërisht në planin sentimental keni shumë nevojë. Mosmarrëveshjet me dikë mund të evitohen duke u treguar më tolerantë.

 

Gaforrja

Kuadri yjor në përgjithësi është pozitiv dhe dita pritet të jetë mjaft e mirënë planin profesional. Megjithatë ju këshillohet të merreni më shumë me veten tuaj dhe me problemet në raportet me partnerin.

 

Luani

Sot duket se jeni të “privilegjaurit”e yjeve, pasi janë disa planete që jua “bëjnë me sy”. Në plan të parë është Afërdita që sjell stimuj të rinj për erosin. Një mik, apo një njohje e re mund të shënojnë një kthesë vendimtare.

 

Virgjëresha

Pritet një ditë me shumë impenjime dhe ritmi marramendës do të ndikojë jo pak në gjendjen tuaj shpirtërore, por nuk do të mungojnë sodisfaksionet edhe ne planin ekonomik. Hëna mund t’jua prishë pak humorin.

 

Peshorja

Edhe pse yjet ju favorizojnë në shumë drejtime, nuk është rasti të ndërmerrni inciativa apo të hidhni hapa të pastudiuara, pasi situata mund të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme. Intensive raportet ndërpersonale.

 

Akrepi

Marsi dhe Mërkuri janë në një orbitë mjaft të shndritshme për ju, duke bërë që të jeni më largpamës. Nëse merreni pak shumë me veten tuaj, me siguri që edhe ato pak probleme në planin sentimental eliminohen.

 

Shigjetari

Duhet të “shtrëngoni dhëmbët” e të pritni momente më të mira, pasi situata yjore nuk është e favorshme për momentin. Jupiteri sjell ankime dhe pesimizëm, prandaj evitoni të qëndroni pasivë e në vetmi.

 

Bricjapi

Në përgjithësi parashikohet një ditë e mirë, por jeni disi të papërqëndruar (ndoshta për shkak të Hënës negative në shenjë) dhe hezitues për të hedhurnjë hap. Sa vështirë për të kontrolluar vetveten!

 

Ujori

Dita e sotme duket se do të jetë shumë interesante në planin ekonomik, sepse është Jupiteri në shenjë ai që ju bën të jeni të favorizuar në një traktativë. Vetëm se duhet të freoheni të përpiktë me partnerët.

 

Peshqit

Sot ka të ngjarë të jeni shumë aktivë, pasi Mërkuri, Marsi dhe Saturni mund të ushqejnë dëshirën tuaj për të bërë gjithçka. Rrethi i miqve tuaj mund të zgjerohet, por mos harroni se duhet t’i përzgjidhni ju vetë.

July 1, 2013 01:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*