Horoskopi, 01 korrik 2020

July 1, 2020 01:00

Horoskopi, 01 korrik 2020

Dashi
Sot përsëri qielli juaj do të jetë sërish i dominuar nga yje të mirë, prandaj edhe dita pritet një tjetër mjaft pozitive dhe në disa aspekte shumë interesante. Hëna e Afërdita stimulojnë erosin.

Demi
Kuadri yjor sot është disi i paqartë, çka do të thotë se të tillë, pra të turbullt e konfuzë pritet të jeni edhe ju në shumë aspekte. Edhe në planin sentimental gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë.

Binjakët
Edhe për të lindurit e kësaj shenje duket se dita e sotme do të jetë përgjithësisht pozitive, prandaj duhet të përfitojnë për të sistemuar gjërat që kanë ngelur disi pas dore. Erosi le pak për të dëshiruar

Gaforrja
Do të jetë Mërkuri në shenjë ai që jo vetë do t’ju kthjellojë idetë dhe nga ana tjetër do t’ju ripërtërijë forcat edhe energjitë. Nuk duhet t’i merrni lehtë gjërat që për ju kanë shumë rëndësi.

Luani
Situata yjore duket se është e mirë, megjithë Marsin në një orbitë që nuk është aspak favorizuese. Duhet të jeni më të hapur ndaj partnerit dhe më “hermetikë” ndaj rivalëve në punë.

Virgjëresha
Edhe sot do të vazhdoni të jeni nën ndikimin e peshës së rëndë të Uranit, që sot duket se do të sjellë energji të reja por edhe konfuzion. Një Hënë e mirë bën që të keni gjykim të shëndoshë.

Peshorja
Edhe për ju, prania në shenjë e Marsit në shenjë, megjithëse me një ndikim jo shumë të fuqishëm bën që t’ju rritet vendosmërinë për të arritur një objektiv dhe shpirti luftarak për të përballuar vështirësitë.

Akrepi
Tani që ndikimi i Marsit nuk është më ai i zakonshmi duket ritmet frenetike me të cilat jenë mësuar të vinë duke u zbehur, që do të thotë se do të keni mundësi të merrni frymë lirisht.

Shigjetari
Kuadri yjor tashmë është me shumë planetë pozitivë prandaj parashikohet një ditë mjaft e mirë në shumë drejtime. Duhet të bëni më shumë për të stabilizuar raportet me partnerin.

Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të asistuar nga një Afërditë vërtet shumë aktive e shumë pozitive, e cila i bën të jenë shumë tërheqës, shumë të ndjeshëm e nganjëherë edhe melankolikë.

Ujori
Një kuadër yjor jo edhe aq i ngarkuar nuk do të thotë se do të jeni të shpenguar e ndoshta edhe indiferentë ndaj gjithçkaje që duket se nuk ju përket. Por kjo nuk do të thotë të mos shihni as nga partneri juaj.

Peshqit
Ndjeheni të ndrydhur dhe pa shumë iniciativë e kjo duket se reflekton ndikimin negativ të një Marsi në një orbitë aspak të përshtatshme. Sidoqoftë, me pak durim nun të dilni nga kjo gjendje.

July 1, 2020 01:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim