Horoskopi, 01 maj 2015

May 1, 2015 00:05

Horoskopi, 01 maj 2015

Dashi

Jeni konfuzë dhe disi të çorientuar, prandaj është më mirë të qëndroni në pritje deri sa të ftilloheni para se sa të ndërmerrni ndonjë veprim të nxituar, për të cilin mund të pendoheni. Mirë shëndeti.

 

Demi

Në përgjithësi sot pritet një ditë e mirë, por kujdes, sepse nëse nuk merrni masa të zgjidhni problemet e vogla, rrezikoni të « mbyteni  me një pikë ujë » më vonë. Mirë dashuria.

 

Binjakët

Në përgjithësi kuadri yjor i juaj është pozitiv, ndonëse në momente të caktuara Marsi mund të sjellë momente pasigurie. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin’, por kujdes ekuilibrat në familje..

 

Gaforrja

Pak « mashtrues » e pak « hileqarë » sot mund t’ju bëjë në momente të caktuara një Hënë « zevzeke » në shenjë. Sot do të bëni gjithçka për të arritur qëllimin dhe pa shumë skrupuj.

 

Luani

Parashikohet një ditë me shumë intensitet, si në aspektin profesional ashtu edhe në raportet ndërpersonale ku pritet një takim mjaft interesant që do të bëjë të ndryshoni planet tuaja.

 

Virgjëresha

Si Hëna ashtu edhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të njëra tjetrës, kështu që edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të jenë shumë të matur dhe të prirur për t’u mirëkuptuar. Mirë erosi

 

Peshorja

Me Marsin mbi kokë që ju dominon e nga ana tjetër ju stimulon gjithmonë do të tregoheni shumë aktivë e shumë të motivuar për të arritur objektivat që i kini venë vetes. Mirë shëndeti.

 

Akrepi

Keni kohë që doni të bëni diçka dhe duket se po e humbni durimin, por këshilla më e mirë për ju është të prisni edhe pak kohë, sepse mund të ketë zhvillime të reja që mund t’ju favorizojnë.

 

Shigjetari

Duhet të mendoni më shumë për të vendosur ekuilibrat e duhura ndërmjet çështjeve që kanë të bëjnë me punën në përgjithësi dhe problemeve  private. Sa pak që e dëgjoni partnerin!

 

Bricjapi

Janë një sërë yjesh pozitivë që sot ju marrin nën “egidën e tyre” dhe, kur e ndjeni veten të mbrojtur nuk ka gjë që ju ndalon. Nuk përjashtohet mundësia e në njohjeje të re në planin sentimental.

 

Ujori

Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht  e mirë, ndonëse një punë e papritur mund të bëjë që të ndryshoni krejtësisht programin tuaj të ditës. Afërditës në një orbitë favorizuese stimulon erosin.

 

Peshqit

Sot, falë një kuadri yjor  shumë pozitiv, mundësitë tuaja për të arritur atë që dëshironi do të jenë më të mëdha, por edhe impenjimi juaj duhet të vazhdojë të jetë i pandryshueshëm.

May 1, 2015 00:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*