Horoskopi, 01 prill 2018

April 1, 2018 02:59

Horoskopi, 01 prill 2018

Dashi

Pritet një ditë e ngjeshur por edhe me zhvillime kryesisht pozitive në aspektin profesional. Nga ana tjetër, duhet të përfitoni nga Afërdita në shenjë për të përmirësuar raportet me partnerin.

 

Demi

Sot, të lindurit e kësaj shenje janë në qendër të vëmendjes të njerëzve të rëndësishëm, prandaj këshilla që u jepet është të bëjnë figurë të mirë. Afërdita stimulon erosin.

 

Binjakët

Ndoshta nuk do të jetë dita juaj në aspektin e punës, pasi gjërat kanë tendencë të shkojnë në kundërshtim me parashikimet tuaja, por në aspektin sentimental nuk do të mungojnë surprizat.

 

Gaforrja

Raportet e përkryera jo vetëm me partnerin por edhe me të gjithë ata që ju rrethojnë do t’ju vlejnë edhe në një ditë të vështirë, siç mund të jetë kjo e stomja. Pse kaq të kontraktuar sot?

 

Luani

Me Marsin në një pozicion të papërshtatshëm gjërat nuk ka se si shkojnë mirë edhe pse ju mundoheni që të mos bini moralisht kur nuk ju ecën. Mund t’ju ecë më shumë në dashuri.

 

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje sot mund të kenë te Hëna një aleat më shumë, çka do të bëjë që dita në planin afektiv të jetë shumë e mirë. Keni nevojë për dikë që t’ju mbështesë.

 

Peshorja

Ekulibri në kuadrin yjor do të sjellë ekuilibre edhe ndër të lindurit e kësaj shenje e kjo do t’ju japë mundësinë të gjykoni më me qetësi për gjithçka. Fusha sentimentale duket mjaft aktive.

 

Akrepi

Ndoshta do t’ju duhet të ndryshoni diçka sot, ose në programin tuaj të ditës ose në drejtim të një projekti a ideje që mundoheni ta realizoni. Nuk keni pse e refuzoni ndihmën e dikujt.

 

Shigjetari

Kujdes, njëqind herë kujdes! Kjo u këshillohet të lindurve të kësaj shenje, sepse sot, nga një hap i hedhur gabim mund t’i thoni lamtumirë një ëndrre të vjetër. Më të hapur ndaj partnetrit.

 

Bricjapi

Edhe për ju është Hëna ajo që do t’i japë gjallëri jetës suaj, sidomos në pjesën e dytë të ditës. Aftësia juaj për të marrë përgjegjësi do të jetë një anë shumë pozitive në një marrëveshje.

 

Ujori

Urani është në një pozicion të tillë që stimulon te ju fantazinë dhe në momente kritike do të arrini të gjeni zgjidhje gjeniale. Kujdes nga tendenca për t’u dukur mbi të tjerët.

 

Peshqit

Afërdita në shenjën tuaj, ju jep jo vetëm stimujt e nevojshëm në planin erotik, për të cilat vërtet që keni nevojë, por edhe energji e komunikueshmëri të jashtëzakonshme. Kujdes me financat.

April 1, 2018 02:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*