Horoskopi, 01 tetor 2020

September 30, 2020 23:54

Horoskopi, 01 tetor 2020

Dashi
Merkuri në një orbitë ndriçuese në shenjën tuaj sot do të bëjë që të shihni edhe anët më të errëta të njerëzve që ju rrethojë. Mjaft e favorshme edhe Afërdita, që stimulon erosin.

Demi
Sot java futet në një periudhë mjaft intensive për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, pasi duhet të mbyllni të gjitha proceset që i takonin muajit që sapo u mbyll. Jeni disi konfuzë.

Binjakët
Do të ndjeheni shumë të gjallëruar, pasi Merkuri në shenjë ju sjell stimuj të tjerë, aq të nevojshëm në një moment plot tension për ju. Një tratativë duket se po fillon të japë rezultate.

Gaforrja
Pozicioni i pafavorshëm i Hënës dhe Marsit në shenjë do të bëjë që sot ta keni vërtet të vështirë të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë.

Luani
Do të vazhdojë edhe sot tranziti i Marsit në shenjën tuaj, prandaj do të jeni të elektrizuar (edhe elektrizues) në momente të caktuara në raportet ndërpersonale. Mirë shëndeti.

Virgjëresha
Është një javë në dukje e qetë, por tensionet dhe “përplasjet” janë prapa derës. Është mirë që një çështje personale ta sistemoni para se të fillojë “furtuna” se pastaj nuk do të keni kohë.

Peshorja
Me Diellin dhe Mërkurin në shenjë parashikohet vërtet një ditë mjaft e këndshme,. Por duhet të tregoni shumë kujdes sepse ka të ngjarë të harroni gjëra shumë të rëndësishme për ju.

Akrepi
Me mbarimin e muajit të parë të viti, duket se edhe telashet tuaja do të marrin fund, pasi shenja juaj sot do të jetë nën dominimin e plotë të Afërditës dhe Marsit shumë pozitivë. Sa pasionalë në dashuri!

Shigjetari
Planet janë rrjeshtuar në anën tuaj dhe “ndihmën” e tyre do ta keni gjatë gjithë ditës, por ajo nuk vlen nëse ju vazhdoni t’i ndërlikoni vetë problemet me qëndrime të pakuptimta.

Bricjapi
Dëshironi të bëni shumë, por kur i keni duart e lidhura, jo vetëm që nuk arrini asgjë, por edhe shpirtërisht ndjeheni keq. Duhet pritur një rast më i mirë për të vënë në jetë idetë tuaja.

Ujori
Në shumë pikëpamje jo vetëm dita, por ndoshta e gjithë java pritet të jetë shumë pozitive për ju që i përkisni kësaj shenje. Jo ofrohet një kontratë e re, të cilën duhet ta studioni me kujdes.

Peshqit
Jeni zhytur në rutinen e përditshme dhe as që mundoheni të ngrini kokën e të shihni ç’bëhet përreth. Afërdita në shenjë “jua bën me sy” prandaj shihni pak edhe në aspektin afektiv.

September 30, 2020 23:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim