Horoskopi, 02 korrik 2020

July 2, 2020 00:14

Horoskopi, 02 korrik 2020

Dashi
Me Hënën në shenjën e Demit nuk do t’ju mungojë intuita dhe racionaliteti në punë që siguron njëkohësisht edhe hyrje të mira parash të papritura. Do të tregoni edhe anën tuaj të ëmbël me partnerin.

Demi
Hëna në shenjën tuaj është një minierë e pashtershme projektesh, surprizash dhe krijueshmërish që përcaktojnë disi suksesin tuaj në çdo ambient. Do të takoni njerëz të rinj që kanë dëshirë të argëtohen e të qeshin me ju.

Binjakët
Dembelë dhe të shpenguar, më pak brilantë se zakonisht, nuk do të keni dëshirë të bëni projekte. Mbrëmja në përgjithësi do të jetë e mirë ndoshta sepse do të keni mundësinë të kaloni kohën me miqtë tuaj.

Gaforrja
Përfitoni nga kalimi i Hënës tek Demi për të kaluar një ditë qetë dhe që e meritoni. Gjithashtu edhe me partnerin gjithçka do të shkojë më së miri pasi do të jeni në një sintoni të mrekullueshme.

Luani
Nga ana praktike e gjërave apo nga ana profesionale nuk do të jetë aq e mirë për shkak të Hënës që është në kundërshtim me pozicionin e shenjës tuaj. Mos u mërzisni, gjithçka do të kalojë mirë.

Virgjëresha
Nëse keni një projekt për të realizuar, mos humbni kohë, kjo do të jetë dita e duhur për të plotësuar kushtet që kërkohen. Mbrëmja mund të jetë interesante edhe duke u marrë me gjëra të zakonshme.

Peshorja
Përdorni të gjithë energjinë që keni në dispozicion për të rikuperuar dëmet qe ju kanë shkaktuar yjet kohët e fundit. Thellojini më shumë historitë e dashurisë që për ju kanë vlerë gjatë ditës.

Akrepi
Do të jeni disi të shqetësuar për shkak të zënkave që do të keni me partnerin dhe me familjarët tuaj. Mos i dramatizoni gjërat dhe mundohuni të sqaroni gjithçka me urtësi dhe maturi.

Shigjetari
Duhet të tregoheni shumë më fleksibël se në kufijtë e pranueshëm në raportet me të tjerët. Diçka nuk do të shkojë ashtu siç doni ju kështu do të detyroheni të modifikoni paksa planet tuaja.

Bricjapi
Hëna sot është plotësisht në dispozicionin tuaj dhe dita bëhet menjëherë frenetike dhe e shndritshme. Do të keni një forcë shumë të madhe bindëse duke i bindur të tjerët për atë që doni.

Ujori
Me Hënën negative nuk mbetet gjë tjetër veçse të jeni të qetë dhe të mendoni vetëm për të kaluar një mbrëmje të mirë. Çështje financiare mund t’ju shkaktojnë ndonjë tension me familjarët.

Peshqit
Për të përshtatur dëshirën e ikjes pas një periudhe stresi, një zgjidhje mund të gjendet mund të jetë një shëtitje në shoqërinë e miqve të tu më të mirë, një film i bukur, një libër që t’ju stimulojë mendjen dhe fantazinë tuaj.

July 2, 2020 00:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim