Horoskopi, 02 shtator 2018

September 2, 2018 00:24

Horoskopi, 02 shtator 2018

Dashi

Veprimi shqetësues i Marsit është disi i zhvendosur dhe, të paktën për të lindurit e dekadës së parë nuk ka pothuajse fare. Afërdita do të bëjë që sot të ndjeheni të ç’tensionuar.

 

Demi

Më në fund, pas një periudhe intensive në punë tani do të keni kohë të merrni pak frymë dhe mundësi për t’u marrë me probleme që kanë të bëjnë me çështjet e zemrës. Jeni bërë shumë dorëlëshuar.

 

Binjakët

Do të jetë dyshja Mërkur-Afërditë ajo që do të ketë një efekt të menjëhershëm dhe gjallërues për të lindurit e dekadës së parë të kësaj shenje. Pse kaq refraktarë ndaj një oferte të re?

 

Gaforrja

Tranziti harmonik i Mërkurit dhe Afërditës do të ketë efekte pozitive përsa i përket fushës sentimentale, por kujdes, se agresiviteti i Marsit bën që sot t’i keni nervat të tendosura në momente të caktuara.

 

Luani

Nuk do të jetë e thjeshtë për ju sot të hiqni dorë nga krenaria juaj e të përpiqeni të rifilloni dialogun me dikë. Megjithatë, kjo është rruga më e mirë për të shmangur çarjen e pariparueshme.

 

Virgjëresha

Harmonia e transitit të planetëve në qiellin tuaj është e tillë që nuk mund të mos kaloni një ditë mjaft të mirë në planin sidomos atë sentimental, ku edhe keni pasur probleme kohët e fundit.

 

Peshorja

Pas një periudhe luhatjesh, herë me ditë të mira e herë me ditë të zymta, duket se tashmë gjithçka është qetësuar dhe kjo ju jep mundësi t’i shihni gjërat më mirë. Interesante fusha sentimentale.

 

Akrepi

Më në fund duket se yjet e mirë po jua  “bëjnë me sy edhe juve”. Pozicioni  i Hënës në shenjë sot është i tillë për ju që i përkisni kësaj shenje, të marrë fund gjendja e keqe shpirtërore dhe ankthet të marrin fund.

 

Shigjetari

Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, por e keni ju në dorë ta bëni edhe më të bukur, nëse do të lini mënjanë “kapriçiot” e do të dëgjoni më në fund sugjerimet e të tjerëve.

 

Bricjapi

Me yjet e mirë në shenjë, si Hëna dhe Afërdita jo vetëm që miqësitë sa vijnë e forcohen, por nuk është çudi që të lindë edhe ndonjë dashuri e re. Kujdes, sepse po shpenzoni pa kriter.

 

Ujori

Për fatin tuaj të mirë është Hëna ajo që në një farë mënyre do të zbusë agresivitetin e një Marsi gjithnjë e më pllakosës në shenjën tuaj. Moment i përshtatshëm për një aventurë të re dashurie.

 

Peshqit

Sot pritet një ditë që mund të rezervojë të papritura dhe kjo për shkak të përplasjes së dyshes Mërkur-Afërditë nga njëra anë dhe Saturn-Pluton nga ana tjetër. Erosi është mjaft pozitiv.

September 2, 2018 00:24
Komento

1 Koment

  1. Manlen Mosin September 3, 08:54

    Më mirë diçka e pa bërë se e bërë keq.
    Hiqeni këtë shikim të rëndomtë filxhani se është shumë shumë i dobët.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*