Horoskopi, 03 janar 2013

February 3, 2013 00:12

Horoskopi, 03 janar 2013

Dashi

Janë Mërkuri, Marsi e deri diku edhe Saturni sot do t’ju mbështesin në drejtim punës. Mund të arrini rezultate sa të dëshiruara aq edhe të papritura, përgatituni. Me erosin s’i keni punët mirë.

 

Demi

Sot duhet të tregoheni të matur, pasi kuadri yjor nuk është i favorshëm, sidomos me Mërkurin në një orbitë që mund të sjellë keqkuptime e mosmarrëveshje. Sektori më pozitiv është ai punës.

 

Binjakët

Marsi në shenjë duket se nuk do të jetë edhe aq aktiv e për pasojë do t’ju mungojë energjia dhe vrulli që ju sjell ai. Megjithatë, është  Mërkuri ai që stimulon  ndjeshëm kapacaitetetet tuaja krijuese.

 

Gaforrja

Nëse sot do ta ndjeni se jeni më shumë energjikë e më shumë entuziastë, kjo i detyrohet Diellit në një pocizion optimal në shenjën tuaj. Por kujdes, sepse entuziazmi i tepërt bën të gaboni në vlerësim.

 

Luani

Marsi, Jupiteri dhe Saturni do t’ju mbeshtetin, prandaj dhe dita pritet të jetë nga më të mirat, por nuk i duhet lënë gjithçka rastësisë. Mos i nënvlerësoni propozimet që ju vijnë.

 

Virgjëresha

Afërdita sot do të jetë ylli juaj i mirë dhe do t’ju bëjë shumë joshës në aspektin sentimental, por duhet të keni parasysh se hyrja e Marsit në shenjë mund të kompromentojë gjithçka.

 

Peshorja

Me Mërkurin që i bashkohet edhe yjeve të tjerë pozitivë për ju, do ta keni shumë më të lehtë të arrini atë që kërkoni, e ndoshta më shpejt nga ç’e prisnit. Një rënie e Erosit vjen ngaqë Afërdita është e zbehtë.

 

Akrepi

Në përgjithësi, në pamje të jashtme duket se dita do të jetë e qetë, por efektivisht gjërat po ziejnë dhe ju jeni gati të ndërmerrni një hap që do të ndryshojë jetën tuaj. Mbrëmje interesante me partnerin.

 

Shigjetari

Marsi i “paqëndrueshëm në shenjë” mund të bëjë që sot të jeni të irrituar dhe aspak të shoqërueshëm, por kjo do të zgjasë fare pak. Një lajm i mirë do të bëjë që të harroni gjithçka të keqe.

 

Bricjapi

Një ditë jo shumë pozitive për punën (ndoshta ngaqë gjërat nuk ecin me ritmin e duhur) nuk do t’ju bëjë edhe aq përshtyje, pasi është Afërdita ajo që ju bën të hidhni më shumë sytë nga dashuria.

 

Ujori

Kalimi i Mërkurit në shenjë është mjaft pozitiv, sepse do të ketë efekte të drejtpërdrejta në stimulimin e anëve më pozitive tuajat. Vetëm se duhet të tregoheni më të gatshëm ndaj partnerit.

 

Peshqit

Një kuadër yjor jo edhe aq pozitiv e mbi të gjitha me një Hënë në një orbitë aspak të mirë. Sot mund të tundoheni për të lënë gjithçka dhe për të rifilluar nga e para. Edhe erosi duket në rënie.

February 3, 2013 00:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*