Horoskopi, 03 mars 2021

March 3, 2021 00:11

Horoskopi, 03 mars 2021

Dashi
Kuadri yjor mëse pozitiv do të bëjë të mundur që ekonomia juaj të ndjejë një rritje të ndjeshme, ndërsa ndikimi i Afërditës në planin sentimental do të thotë sukses pas suksesi në eros.

Demi
Tashmë që në aspektin profesional keni fituar shumë terren nuk keni pse të pritni johë më të mira, por futjuni punës me të gjitha forcat. Merrni në konsideratë një ofertë të dikujt.

Binjakët
Marsi ndodhet tash në një orbitë nga ku duket se do të stimulojë agresivitetin, prandaj është mirë të mundoheni të ruani vetëkontrollin. Një përgjigje pozitive ju bën me fletë.

Gaforrja
Do të jeni edhe sot nën egidën e Marsit, prandaj ka shumë të ngjarë që në çdo përplasje të dilni fitimtarë.Vetëm në planin sentimental do të jeni disi nën mundësitë tuaja.

Luani
Ndryshimi i atmosferës, që natyrisht vjen nga ndryshimi qoftë edhe i përkohshëm i ambientit do të ketë vlera të pallogaritshme për rikuperimin psikofizik. E ç’prisni akoma?

Virgjërsha
Eshtë dobësuar ndjeshëm ndikimi i Mërkurit e Marsit, të cilët kanë sjellë jo pak probleme për ju gjatë javës, ndërsa Afërdita prej ditsh duket se është bërë më “dashamirëse”.

Peshorja
Do të jeni nën ndikimin e një Mërkuri shumë pozitiv, i cili do të stimulojë ndjeshëm komunikueshmërinë tuaj, që do të jetë çelësi i artë për të hapur shumë “porta”. Mirë shëndeti.

Akrepi

Tashmë si Mërkuri ashtu edhe Afërdita janë larguar plotësisht nga orbita e “gabuar” dhe duket se tashmë momenti është bërë akoma më interesant, pas afrimit të dyshes Uran-Saturn.

Shigjetari
Mund të jetë e papritur për ju, por edhe sot që ndoshta pretendonit për një ditë të qetë, do t’ju duhet të përballeni me një përplasje të paparashikuar. Por mbrëmja pritet interesante.

Bricjapi
Vazhdon të jetë mjaft pozitive orbita aktuale e Marsit e, deri diku edhe e Uranit, por kujdes, sepse një hap i gabuar i juaji (jeni shumë emotivë) mund të bëjë të përmbysni gjithçka.

Ujori
Mos shisni lëkurën para se të vrisni ariun, kjo është këshilla më e mirë që mund t’ju jepet në një ditë të tillë ku euforia e stimuluar nga Hëna, mund të bëjë të bëni ndonjë “marrëzi”.

Peshqit

Duhet të bëni përpjekje të mëdha për të ruajtur qetësinë, pasi është Marsi ai që me “hijen” e tij të rëndë, jua errëson gjykimin. Mbrëmja pritte të jetë e kthjellët dhe romantike.

March 3, 2021 00:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim