Horoskopi, 03 prill 2016

April 3, 2016 00:59

Horoskopi, 03 prill 2016

Dashi

Me Hënën në shenjën e Demit nuk do t’ju mungojë intuita dhe racionaliteti në punë që siguron njëkohësisht edhe hyrje të mira parash të papritura. Do të tregoni edhe anën tuaj të ëmbël me partnerin.

 

Demi

Hëna në shenjën tuaj është një minierë e pashtershme projektesh, surprizash dhe krijueshmërish që përcaktojnë disi suksesin tuaj në çdo ambient. Do të takoni njerëz të rinj që kanë dëshirë të argëtohen e të qeshin me ju.

 

Binjakët

Dembelë dhe të disimpenjuar, më pak brilantë se zakonisht, nuk do të keni dëshirë të bëni projekte. Fundjava në përgjithësi do të jetë e mirë ndoshta sepse do të keni mundësinë të kaloni kohën me miqtë tuaj.

 

 

Gaforrja

Përfitoni nga kalimi i Hënës tek Demi për të kaluar një fundjavë të qetë dhe që e meritoni. Gjithashtu edhe me partnerin gjithçka do të shkojë më së miri pasi do të jeni në një sintoni të mrekullueshme.

 

Luani

Nga ana praktike e gjërave apo nga ana profesionale nuk do të jetë aq e mirë për shkak të Hënës që është në kundërshtim me pozicionin e shenjës tuaj. Mos u mërzisni, gjithçka do të kalojë në mbrëmje.

 

Virgjëresha

Nëse keni një projekt për të realizuar, mos humbni kohë, kjo do të jetë dita e duhur për të plotësuar kushtet për të marrë atë që dëshironi falë pozicionit të Mërkurit. Mund të argëtoheni edhe duke bërë shopping.

 

Peshorja

Përdorni të gjithë energjinë që keni në dispozicion për të rikuperuar dëmet qe ju kanë shkaktuar yjet kohët e fundit. Thellojini më shumë historitë e dashurisë që për ju kanë vlerë dhe ndërprisni menjëherë historitë sipërfaqësore.

 

Akrepi

Do të jeni disi të shqetësuar për shkak të zënkave që do të keni me partnerin dhe me familjarët tuaj. Mos i dramatizoni gjërat dhe mundohuni të sqaroni gjithçka me urtësi dhe maturi.

Ujori

Me hënën negative nuk mbetet gjë tjetër veçse të jeni të qetë dhe kujdes dhe qetësi. Çështje financiare mund t’ju shkaktojnë ndonjë tension ose ndonjë diskutim me familjarët.

 

Peshqit

Për të përshtatur dëshirën e ikjes me atë të pushimet, një zgjidhje mund të gjëndet mund të jetë një shëtitje në shoqërinë e miqve të tu më të mirë, një film i bukur, një libër që t’ju stimulojë mendjen  dhe fantazinë tuaj.

April 3, 2016 00:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*