Horoskopi, 03 shkurt 2018

February 2, 2018 23:21

Horoskopi, 03 shkurt 2018

Dashi

Sa vështirë sot për të bërë edhe gjërat më elemantare! Eshtë Marsi ai që jua turbullon idetë e sjell pështjellim, duke iu bërë konfuz.  Kujdes kanë filluar tensionet në raportet me partnerin.

 

Demi

Një dëshirë të marrë për t’u hedhur në aventura, apo është thjesht një moment për të nxjerrë gjithë dufin e akumuluar gjatë këtyre ditëve? Mos abuzoni me forcat dhe energjitë tuaja.

 

Binjakët

Mbështetja që do t’ju japë Afërdita sot është shumë domethënëse, për arsye se pikërisht në planin sentimental keni shumë nevojë. Mosmarrëveshjet me dikë mund të evitohen duke u treguar më tolerantë.

 

Gaforrja

Kuadri yjor në përgjithësi është pozitiv dhe dita pritet të jetë e mirë në planin profesional. Megjithatë ju këshillohet të merreni më shumë me veten tuaj dhe me problemet në raportet me partnerin.

 

Luani

Sot duket se jeni të “privilegjuarit” e yjeve, pasi janë disa planetë që jua “bëjnë me sy”. Në plan të parë është Afërdita e cila mund të ndikojë një kthesë decizive.

 

Virgjëresha

Pritet një ditë me shumë impenjime dhe ritmi marramendës do të ndikojë jo pak në gjendjen tuaj shpirtërore, por nuk do të mungojnë sodisfaksionet edhe ne planin ekonomik.

 

Peshorja

Edhe pse yjet ju favorizojnë në shumë drejtime, nuk është rasti të ndërmerrni inciativa apo të hidhni hapa të pastudiuara, pasi situata mund të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme.

 

Akrepi

Marsi është në një orbitë mjaft të shndritshme për ju, duke bërë që të jeni më largpamës. Nëse merreni pak më shumë me veten tuaj, me siguri që edhe ato pak probleme në planin sentimental eliminohen.

 

Shigjetari

Duhet të “shtrëngoni dhëmbët” e të pritni momente më të mira, pasi situata yjore nuk është e favorshme për momentin. Mërkuri sjell plogështi, prandaj evitoni të qëndroni pasivë e në vetmi.

 

Bricjapi

Në përgjithësi parashikohet një ditë e mirë, por jeni disi të papërqëndruar për shkak të Hënës negative në shenjë dhe hezitues për të hedhur një hap. Sa vështirë për të kontrolluar vetveten!

 

Ujori

Dita e sotme duket se do të jetë interesante në planin ekonomik, sepse eshtë Jupiteri në shenjë ai që ju bën të jeni të favorizuar në një traktativë. Vetëm se duhet të tregoheni të përpiktë me partnerët.

 

Peshqit

Sot ka të ngjarë të jeni shumë aktivë, pasi Mërkuri, Marsi mund të ushqejnë dëshirën tuaj për të bërë gjithçka. Rrethi i miqve tuaj mund të zgjerohet, por mos harroni se duhet t’i përzgjidhni ju vetë.

February 2, 2018 23:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*