Horoskopi, 04 mars 2021

March 4, 2021 00:21

Horoskopi, 04 mars 2021

Dashi
Dita duket se do të nisë nën shenjën e yjeve të mirë për ju, pasi nuk do të jetë aspak habi nëse ju mbërrin një ofertë mjaft interesante. Mbrëmje interesante në fushën sentimentale.

Demi
Ditë e re energji të reja. Mundohuni të përmbyni një fazë plot mëdyshje e hezitime nga e cila vetem keni humbur dhe tregohuni më të vendosur për të hedhur një hap. Mirë shëndeti.

Binjakët
Pritet një ditë pozitive në përgjithësi, edhe pse Hëna jo shumë pozitive bën që të jeni disi nervozë dha në raste të caktuara pak të shoqërueshëm. Duhet të jeni më të përqëndruar në punë.

Gaforrja
Energjitë nuk do t’ju mungojnë por ajo për të cilen keni shumë nevojë është qartësia e mendimeve, për arsye se shpesh bini në konfuzion. Më shumë vëmendje në drejtim të partnerit.

Luani
Me pak përpjekje mund të arrini objektivat që i keni vënë vetes, por do t’ju duhet të djerstini shumë për të bindur ata që nuk mund ta kenë humbur besimin te ju. Mirë shëndeti.

Virgjëresha
Nuk ju mungojnë aftësitë dhe cilësitë e mira, por vuani shumë mungesën e organizimit dhe nga ana tjetër, krenaria nuk ju le të ulni kokën e të kërkoni ndihmën e dikujt.

Peshorja
Sot pritet të jetë një ditë e mirë si në aspektin ekonomik-profesional ashtu edhe në atë sentimental. Ju këshillohet të jeni më konkretë në gjërat që kërkoni e më kërkues ndaj të tjerëve.

Akrepi
Dominimi i Afërditës në shenjë bën që sot te jeni të prirur nga çështjet që kanë të bëjnë me zemrën, por kjo nuk do t’ju pengojë të ndërmerrni veprime interesante edhe në planin ekonomik.

Shigjetari
Pritet një ditë disi e turbullt për ju, të paktën në pjesën e parë të saj, ndërsa me kalimin e orëve idete sa vijnë e kthjellohen dhe kjo ju ndihmon të gjeni veten. Interesante fusha sentimentale.

Bricjapi
Duke se pauza e fundjavës duhet t’ju ketë bërë mirë nga pikëpamja e gjendjes psiko-fizike, sepse sot pritet të jeni shumë të gjallë e aktive. Një këshillë: mos i lini punët për më vonë.

Ujori
Edhe për të lindurit e kësaj shenje është Hëna ajo që sjell pavendosmëri e ndoshta edhe nervozizëm, por ndikimi i Marsit bëhet edhe më i madh me kalimin e orëve dhe kjo ju bën më të vendosur.

Peshqit
Mos u merrni me vogëlsira sepse do të bini në një qerthull nga i cili e keni të vështirë të dilni. Hëna në fakt do t’ju japë energjinë e duhur dhe do të favorizojë dashurinë. Mirë shëndeti.

March 4, 2021 00:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim