Horoskopi, 04 qershor 2018

June 4, 2018 00:27

Horoskopi, 04 qershor 2018

Dashi

Nganjëherë zgjidhjet e duhura vijnë andej nga nuk e mendon fare, prandaj nuk duhet të mendoni se situata ku ndodheni nuk ka rrugëdalje. Hëna ju bëhet pengesë edhe në planin sentimental.

 

Demi

Hëna në shenjë do t’ju favorizojë, por nuk duhet të prisni mrekulli nga qielli dhe duhet të përpiqeni që ato që janë në dorën tuaj t’i zgjidhni vetë. Jeni shumë të ndjeshëm.

 

Binjakët

Yjet sot thonë se do të jetë një ditë e favorshme për punën dhe aktivitetin ekonomik në përgjithësi, pasi sot mund të keni mundësi të ndryshme. Duhet të jeni më komunikues me partnerin.

 

Gaforrja

Edhe pse Mërkuri do të jetë sërish në një orbitë të pafavorshme për ju, nuk do të prishë pozitivitetin e shenjës suaj, prandaj dita pritet të jetë kryesisht pozitive. Erosi pozitiv.

 

Luani

Nuk është as një ditë, e as një javë e qetë, e aq më pak pozitive për ju, pasi, si Marsi dhe Afërdita janë në një orbitë negative. Mos hezitoni ndaj një oferte shumë të mirë që ju bëhet.

 

Virgjëresha

Qielli juaj bëhet gjithnjë e më i shkëlqyer sepse Mërkuri dhe Afërdita vazhdojnë të qëndrojnë ashtu si duhet mbi “kokën” tuaj. Kujdes, Hëna ju favorizon, por ju bën shumë euforikë.

 

Peshorja

Mund t’ju duket e papritur dhe mund të ziheni edhe në befasi, por Mërkuri sot mund t’ju ngatërrojë e t’jua prishtë të gjithë planet tuaja. Matuni para se të flisni për dikë, ose për një problem.

 

Akrepi

Parashikohet një ditë mjaft e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, sidomos në sektorin e punës, ku duket se progresi juaj është shumë i madh. Pritet një mbrëmje mjaft interesante. Mirë shëndeti.

 

Shigjetari

Sot mund t’ju duket gjithçka shumë e vështirë dhe mendoni se do t’ju duhet të derdhni shumë djersë për të arritur një objektiv. Është vetëm një iluzion që krijohet nga Hëna luhatëse.

 

Bricjapi

Sot orbita e Marsit në shenjë është përgjithësisht pozitive dhe pritet që kjo të reflektohet sidomos në raportet ndërpersonale, por edhe në drejtim të aktivitetit. Më të rezervuar në njerëz që s’i njihni mirë.

 

Ujori

Duhet të bëni kujdes sepse Hëna në shenjë, sot mund t’ju bëjë të nxituar e të reagoni në mënyrë të tepruar ndaj vështirësive të vogla të momentit. Ulni tensionin me partnerin dhe situata përmirësohet.

 

Peshqit

Nën një kuadër yjor mjaft pozitiv është e kuptueshme që edhe kënaqësitë tuaja do të jenë disa, por kënaqësinë më të madhe sot do ta keni nga surpriza që ju bën një njeri shumë i dashur. Kujdes shpenzimet.

June 4, 2018 00:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*