Horoskopi, 04 shtator 2018

September 4, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 04 shtator 2018

Dashi

Pritet një ditë mjaft pozitive, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të konkludoni një marrëveshje nga e cila do të përfitoni shumë. Mjaft interesante edhe fusha sentimentale.

 

Demi

Ndoshta yjet sot nuk do të jenë në favorin tuaj, por falë aftësive tuaja do të dini ta ktheni fatin në anën tuaj. Mundohuni të zgjidhni përfundimisht  një mosmarrëveshje me  një njeri të afërt.

 

Binjakët

Nëse e ndjeni se dikush kërkon t’ju fusë shkopinj në rrota, nuk keni pse bëni tolerantin deri në fund. Erosi është pozitiv e megjithatë, fusha sentimentale mund të jetë disi e ndërlikuar.

 

Gaforrja

Pozicionet e planetëve sot janë shumë të favorshëm për ju. Keni fantazi dhe ide për të shitur, por vlen të theksohet se ruani me po aq fanatizëm edhe aspektin praktik të gjërave.

 

Luani

Kujdes sepse një konflikt i vjetër e i pazgjidhura më parë mund të rishfaqet duke komprometuar kësisoj raportet ndërpersonale. Hëna bën që të rizgjohet një pasion i vjetër për dikë.

 

Virgjëresha

Shumë pozitive dhe e kënaqshëm pritet të jetë dita sot si nga ana profesionale ashtu edhe dhe nga ajo financiare. Hëna pozitive në shenjë ju bën shumë të hijshëm e pasionalë.

 

Peshorja

Merkuri pozitiv sot ju ndihmon të gjeni zgjidhjen e një problemi, edhe pse kjo mund t’ju kushtojë pak financiarisht, dhe do të sjellë harmoni edhe në shtëpinë tuaj. Afërdita sjell atmosferë dashurie.

 

Akrepi

Asgjë nuk do t’ju pengojë sot e tutje të arrini atë që kërkoni, vetëm se duhet të jeni më të vendosur e më konseguentë. Në qoftë se keni një lidhje sentimentale është mirë të mos e fshihni.

 

Shigjetari

Duket se do të jetë një ditë përgjithësisht e qetë, por nuk do të mungojë ndonjë moment tensioni në raportet ndërpersonale. Yjet stimulojnë kureshtjen dhe pasionet e forta.

 

Bricjapi

Pritet një ditë me shumë “përplasje” planetesh në shenjën tuaj, prandaj edhe ju sot mund të jeni të jeni shpesh kontradiktorë në marrjen e vendimeve. Ruajtja e qetësisë ju siguron arritjen e suksesit.

 

Ujori

Është një periudhë mjaft pozitive kjo që po kaloni këto ditë prandaj do shfrytëzuar në maksimum. Në punë nuk do t’ju mungojnë idetë, projektet, intuita dhe ai fat aq i madh që ndihmon të guximshmit.

 

Peshqit

Saturni sot është në një pozicion të përshtatshëm e do t’ju mbështesë sidomos në planin sentimental e në raportet me të tjerët. Mundohuni të tregoni kujdes më mënyrën e të ushqyerit.

September 4, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*