Horoskopi, 05 gusht 2017

August 5, 2017 00:15

Horoskopi, 05 gusht 2017

Dashi

Nxitimi për të arritur rezultate të menjëhershme mund të jetë një nga arsyet që shpesh mbeteni të zhgënjyer. Nuk do të mbeteni të tillë nëse fundjavën ia dedikoni plotësisht parterit tuaj.

 

Demi

Shumë lidhje apo raporte ndërpersonale mund të ndjejnë “konsumin” e kohës, prandaj bëni mirë t’i ripërtërini, ndoshta duke i parë nga një këndvështrim tjetër. Fundjavë interesante në një udhëtim të shkurtër.

 

Binjakët

Mund të guxoni pak më shumë për të arritur atë që dëshironi dhe mos harroni që “audentes fortuna iuvat” (fati ndihmon guximtarët). Hëna është një orbitë shumë të favorshme për fundjavën.

 

Gaforrja

Keni mbetur paksa prapa me angazhimet tuaja përsa i takon aktivitetit të përditshëm, por sot nuk ju këshillohet të ktheni kokën prapa, por të mendoni më shumë për sektorin e ndjenjave.

 

Luani

Nën ndikimin e Afërditës dhe Jupiterit parashikohet një ditë e pasur me takime, propozime e impenjime në planin e raporteve ndërpersonale. E rëndësishme për ju është se në horizont duke një dashuri e re.

 

Virgjëresha

Edhe pse është Afërdita ajo që duket se ju “përkëdhel”, nuk jeni tipa për të qëndruar mënjanë, prandaj ju pret një fundjavë mjaft aktive, e trazuar dhe interesante në të njëjtën kohë.

 

Peshorja

Tranziti i hënës në shenjë është në përgjithësi i favorshëm për ju, ndonëse kontrasti i Marsit mund ty sjellë ndonjë të papritur. Do të jeni në qendër të vëmendjes në një ambient festiv.

 

Akrepi

Afërdita në shenjë sot është mjaft pozitive dhe do t’ju mbështesë në zgjidhjen e një problemi personal, por ajo që ka rëndësi është se fundjava do te jetë shumë e këndshme e plot takime interesante.

 

Shigjetari

Fundjava nën shenjën e yjeve pozitivë do të jetë një rast i mirë (pas shumë peripecish) për të rimarrë në dorë frenat e raporteve tuaja me partnerin dhe të rishikoni me tjetër sy rrugën e ndjekur deri tani.

 

Bricjapi

Mërkuri vërtet që mund t’ju ngatërrojë idetë, por nga ana tjetër stimulon edhe pasion tuaja, çka bën që të kaloni një fundjavë të “zjarrtë” me partnerin. Kujdes mos e teproni me shpenzime pa vend.

 

Ujori

Sot, një takim aq i pritur me dikë nga ju do të mund të realizohet me ndihmën e një miku, por ju takon ju t’i tregoni se sa i rëndësishëm jeni. Një sëmundje stine mund t’jua prishë fundjavën.

 

Peshqit

Duket se tensionet e mosmarrëveshjet e ditëve të shkuara kanë rëndë ndjeshëm dhe Marsi që e bënte të paqëndrueshëm situatën nuk ka më atë ndikim. Kaq mjafton për të kaluar një fundjavë të qetë.

August 5, 2017 00:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*