Horoskopi, 05 janar 2018

January 4, 2018 23:17

Horoskopi, 05 janar 2018

Dashi

Periudha post-festa si dhe mbështetja e shumë yjeve pozitivë duket se e kanë rritur adrenalinën te tregoheni sa më të përmbajtur. Duhet të mendoheni 10 herë para se të vendosni një herë.

 

Demi

Përpiquni të jeni sa më objektivë para se të jepni një opinion në lidhje me një problem ku mund të jeni përfshirë. Periudha e festave ju ka plogështuar, por ditët e para të këtij viti duken pozitive.

 

Binjakët

Pas festave të fundvitit e keni paksa  të vështirë të rifitoni ritmet me të cilat jeni mësuar, por nga ana tjetër jeni të karikuar psikologjikisht për të përballuar angazhimet e shumta që ju presin.

 

Gaforrja

Pushimi i gjatë duket se ju ka bërë mirë dhe tani gjithçka do t’ju duket më e lehtë, por nuk duhet të keni shumë kohë sepse pas pak do t’ju duhet të rifitoni ritmet.

 

Luani

Periudha e pastfestave ka bërë të jeni paksa te çorientuar, por nuk do të vazhdojë gjatë se do t’iu rrëmbejë sërish aktiviteti i përditshëm. Kujdes, ndoshta duhet të kontrolloni pak veten sepse e keni kaluar paksa me ushqimin.

 

Virgjëresha

Tashmë festat i keni lënë pas krahëve dhe ditë intenisve ju presin. Afërdita ka rifituar pozicionin dominues në shenjë, e kjo ju favorizon në planin sentimental dhe në dashuri. Një njohje e re?

 

Peshorja

Përfitoni nga ky fillim viti pozitiv për t’i dhënë fund hezitimit dhe dilemës që ju kanë munduar gjatë këtyre ditëve. Një rast i mirë nuk duhet lënë të shpëtojë nga dora. Aq më shumë kur është fjala për dashuri.

 

 

Akrepi

Viti i i ri ka filluar nën shenjën e yjeve pozitivë prandaj edhe do të ndjeheni më të motivuar dhe më aktivë. Nuk është e thënë që të qëlloni në shenjë  me tentativën e parë. Mirë dashuria.

 

Shigjetari

Me hyrjen e Afërditës në shenjë, ditët e para të këtij viti të ri do të jenë shumë të favorshme në planin sentimental. Pak më aktivë në problemet e përditshme, por mos u mundoni të kaloni limitet.

 

Bricjapi

Jo vetëm që kuadri yjor pritet të jetë nga më të mirët për këtë ditë të para të këtij viti, por  nëse do të dini t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja të veçanta do të arrini atë që s’e keni arritur për një vit të tërë.

 

Ujori

E keni disi të vështirë të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme, sidomos pas festave të fundvitit, por është vetëm çështje kohe. Organizohuni më mirë për të kaluar një mbrëmje të këndshme me miqtë.

 

Peshqit

Ndoshta tani pas festave do të dëshironit të ndërmerrnit një iniciativë të re, por nuk duhet të nxitoheni sepse ndoshta s’është momenti më i përshtatshëm. Mirë dashuria.

January 4, 2018 23:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim