Horoskopi, 05 mars 2018

March 5, 2018 01:06

Horoskopi, 05 mars 2018

Dashi

Sot do të jeni nën ndikimin e yjeve që nuk ju favorizojnë, prandaj edhe do ta keni vërtet të vështirë (por jo të pamundur). Bëni mirë që të kufizoni sa të jetë e mundur shpenzimet e panevojshme.

 

Demi

Marsi “i trazuar” në shenjë paralajmëron një ditë plot tension, prandaj duhet të jeni të përgatitur për ta përballuar. Ndoshta Merkuri mund t’ju sjell stimujt e nevojshëm për të qenë aktivë.

 

Binjakët

Do të jeni shumë të kërkuar  në drejtim të punës dhe impenjimet tuaja mund të shumëfishohen gjatë ditës, por kjo nuk do të thotë të lini pas dore problemet tuaja të ngutshme. Mirë shëndeti.

 

Gaforrja

 

Më në fund duket se Saturni është në një orbitë të përshtatshme për ju, prandaj edhe parashikohet  një ditë nën shenjën e punës dhe të raporteve ndërpersonale. Paksa të turbullt në ide.

 

Luani

Sot do të jeni nën ndikimin e një Hënë agresive dhe të një Merkuri jo edhe aq të favorshëm e për pasojë do të jeni disi nervozë. Edhe gjërat më të vogla mund t’ju duken drama…

 

Virgjëresha

Urani për ju sot është ylli më i mirë dhe jo vetëm që do të bëjë që t’ju rikthehet humori i mirë, por nga ana tjetër do t’ju ndihmojë në zhbllokimin e një situate të nderë ndërmjet partnerësh.

 

Peshorja

Ka qenë vërtet shumë pozitiv Merkuri në shenjën tuaj, aq sa edhe tani që është larguar efekti pozitiv i tij do të vazhdojë për inerci. Por kujdes. Përpiquni të likuidoni dikë që pretendon paratë e tij.

 

Akrepi

Çfarë mund të thuhet kur Hëna dhe Afërdita shkojnë krah për krah në shenjë? Sigurisht që do të favorizojnë aspektin sentimental e duke intensifikuar dhe raportet ndërmjet partnerëve. Mirë shëndeti.

 

Shigjetari

Duke pasur parasysh se “mbi kokë”  keni Jupiterin dhe Marsin ka shumë të ngjarë që ëndrrat tuaja të bëhen realitet, por për këtë duhet më shumë iniciativë nga ana juaj. Pak problematik erosi.

 

Bricjapi

Pritet të jetë një ditë e favorshme për sektorin e aktivitetit tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet të prisni t’ju bien gjërat nga qielli. A nuk mendoni se duhet të qëndroni më pranë partnerit?

 

Ujori

Kalimi i Merkurit në shenjë duket se do ta ngjyrosë me “gri”qiellin tuaj por nuk do të zgjasë shumë, pasi situata do të kthehet në favorin tuaj. Raporte më të ngrohta me partnerin.

 

Peshqit

Marsi dhe Urani ju nxisin të tregoheni më agresivë. Gjërat që i kishit lënë mënjanë tani duket se po fillojnë t’ju interesojnë përsëri. Mundohuni të shfrytëzoni më mirë rastet që iu paraqiten.

March 5, 2018 01:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*