Horoskopi, 05 nentor 2013

November 5, 2013 02:15

Horoskopi, 05 nentor 2013

Dashi

Një ditë e mirë, më gjithë kontrastin në shenjë të Merkurit me Afërditën dhe Hënën e zbehtë, nuk duhet komprometuar me veprime të pamenduara mirë. Mund të keni një surprizë të bukur.

 

Demi

Në sajë të një Hëne në një orbitë shumë të favorshme pritet që dita e sotme të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe mjaft interesante në dashuri. Mirë shëndeti.

 

Binjakët

Me Mërkurin pozitiv në shenjë dhe me një “qiell” dë dominuar nga yje të mirë me siguri që dita e sotme do të jetë nga ato që nuk do të harrohet kollaj. Ka të ngjarë të keni në njohje të re.

 

Gaforrja

Marsi dhe Saturni sot “luajnë” si kundërshtarët tuaj, prandaj pritet një ditë disi problematike ku nuk do të mungojnë tensionet. Kujdes në raportet me të tjerët dhe në ato me partnerin.

 

Luani

Sot që yjet me ju do tregohen “dorështrënguar”, do t’ju duhet që të përpiqeni shumë. Dhe do t’ia dilni mbanë me siguri, pasi kjo ka të bëjë me karakterin tuaj të papërkulur.

 

Virgjëresha

Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, sidomos me Mërkurin dhe Marsin e favorshëm në shenjë, është mirë që të tregoheni të kujdesshëm në hapat që hidhni.

 

Peshorja

Janë yje shumë të ndritshëm sot ato që ju ndriçojnë rrugën e, për rrjedhojë do t’jua bëjnë gjithçka më të lehtë. Kujdes, mos jepni mendime e gjykime nëse askush nuk jua kërkon.

 

Akrepi

Veprimi i Marsit në shenjë jo vetëm që bëhet edhe më i ndjeshëm, por “përplasja” e tij me Saturnin në një orbitë jo të favorshme për ju mund ketë reflekse negative. Pozitiv erosi.

 

Shigjetari

Nëse keni në kokë ide apo projekte të reja është momenti më i përshtatshëm për t’i shpalosur, pasi edhe yjet sot janë të gjithë me ju. Kujdes, ruhuni nga “miqtë” armiq, sepse  ju kanë zili.

 

Bricjapi

Me Marsin, Saturnin dhe Mërkurin që ndodhen në një linjë mjaft pozitive për ju, nuk ka sesi të mos ju ecë mirë sot, sidomos puna që është në “poleposition’. Mjaft i mirë edhe erosi.

 

Ujori

Edhe qielli juaj është i mirë, ndonëse të lindurit e dhjetëditëshit të parë e kanë Hënën disi kundër, prandaj janë edhe të irritueshëm. Mos u mendoni dy herë të bëni një investim.

 

Peshqit

Është Mërkuri dhe Marsi që sot do t’ju mbështesin fuqishëm duke ju ruajtur edhe nga ndikimi negativ i dyshes Jupiter-Pluton. Një situatë e ndërlikuar zgjidhet me impenjim, jo duke iu shmangur.

November 5, 2013 02:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*