Horoskopi, 05 shtator 2018

September 5, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 05 shtator 2018

Dashi

Edhe pse, për shkak të Marsit negativ që vazhdon t’ju a ndërlikojë situatën, dita e sotme pritet jo edhe aq e mirë, duhet të tregoheni pak më të durueshëm, pasi gjithçka do të vijë drejt përmirësimit.

 

 

Demi

Sot do të jetë një ditë përgjithësisht e mirë, ndonëse ju, nuk jeni nga ata që kënaqeni kollaj. Arritja e një suksesi sado të vogël duhet t’ju stimulojë më tepër për gjëra më të mëdha.

 

Binjakët

Kur asgjë nuk shkon në drejtimin e duhur apo ashtu siç edhe e keni parashikuar do të thotë se është një nga ato ditët “jo”, dhe kaq, prandaj nuk ka pse ta dramatizoni aq shumë. Mirë dashuria

 

Gaforrja

Me një Hënë “zevzeke” në shenjë dhe me Saturnin që hyn me “prepotencë” në një orbitë po aq negative për ju, e pakta sot nuk do t’ju qeshë buza. Evitoni diskutimet me partnerin.

 

Luani

Vazhdon edhe sot ndikimi pozitiv në shenjë i Afërditës dhe Mërkurit, çka premton për një ditë përgjithësisht të mirë në drejtim të raporteve ndërpersonale. Një e papritur e këndshme ju bën me fletë.

 

Virgjëresha

Janë një numër planetësh në që kundërshtojnë njëri-tjetrin duket se do të reflektojë te ju pikërisht një dëshirë për të kundërshtuar gjithçka, ndonëse pa asnjë motiv. Kujdes raportet me partnerin.

 

 

Peshorja

Sot hëna do të jetë në një pozicion mjaft interesant, prandaj edhe dita juaj do të karakterizohet nga një gjendje mjaft e mirë psikofizike. Ndjenja e protagonizmit mund t’ju dëmtojë.

 

Akrepi

Situata yjore tashmë, pas një periudhe të mjaft intensive duket më e qetë dhe kjo qetësi, ndonëse relative, do të reflektohet edhe te ju. Me ndihmën e dikujt sot mund të arrini një objektiv të rëndësishëm.

 

Shigjetari

Edhe sot do të jeni mjaft aktivë, gjithnjë në lëvizje duke vënë vërtet në vështirësi edhe ata që janë të detyruar t’ju ndjekin. Nuk duhet të refuzoni një dorë që ju shtrihet nga dikush. Mirë dashuria.

 

Bricjapi

Një ditë mjaft intensive për shkak të një hëne aktive në shenjë parashikohet edhe për të lindurit e kësaj shenje. Megjithatë, sateliti i Tokës sot mund t’ju bëjë disi konfuzë dhe melankolikë.

 

Ujori

Hëna sot në shenjë do të jetë plotësisht “në shërbimin tuaj” dhe do t’ju favorizojë jo vetëm  aspektin psikofizik, por edhe takime e kontakte me shumë rëndësi për aktivitetin tuaj. Sa të padurueshëm që tregoheni!?

 

Peshqit

Sot nuk do ta keni edhe aq të lehtë në drejtim të aktivitetit tuaj, pasi duket se një çështje e ngatërruar mund të rihapet prapë. Tregohuni pak më diplomatikë për të evituar një konflikt të mundshëm.

September 5, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*