Horoskopi, 06 dhjetor 2017

December 5, 2017 23:44

Horoskopi, 06 dhjetor 2017

DASHI

Eshtë një moment tejet pozitiv në drejtim të punës dhe sektorit ekonomik për të lindurit e kësaj shenje, prandaj duhet shfrytëzuar maksimalisht. Nuk duhet të krijoni konflikte me të tjerët.

 

DEMI

Marsi në kundërshtim me shenjën tuaj mund të shtojë paqartësira dhe probleme të vogla në familje. Fatmirësisht Mërkuri vazhdon t’ju dhurojë mbështetjen e tij në sferën profesionale.

 

BINJAKËT

Plutoni në shenjë detyron të lindurit në javën e parë të muajit të gjashtë të zgjidhin disa çështje me bashkëpunëtorët apo kolegët e tyre. Dashuria dhe financat nuk kanë qenë kurrë kaq në rritje.

 

GAFORRJA

Duke parë lëvizjet e planeteve, mund të gjendeni përpara disa keqkuptimesh në punë ose mes miqsh dhe të njohurish. Në dashuri mërzia alternohet me posesivitetin: mos u tregoni tepër impulsiv.

 

LUANI

Planet në favorin tuaj do të jenë Jupiteri dhe Saturni. Këto planete premtojnë lindjen e disa raporteve të rëndësishme për realizimin e qëllimeve tuaja si në sferën profesionale dhe në atë afektive.

 

VIRGJËRESHA

Kujdes, të mos mbeteni prapa në impenjimet tuaja. Megjithatë Mërkuri mund t’ju sjellë lajme të gëzueshme në punë. Financat dhe dashuria tani nuk venë shumë mirë por së shpejti gjërat do të ndryshojnë.

 

Peshorja

Yjet që sot premtojnë një periudhë tepër pozitive si në punë edhe në marrdhëniet ndërpersonale. Vetëm se sot do ta keni të vështirë në orët e para, pasi nuk do të  ingranoheni kollaj.

 

Akrepi

Parashikohen zhvillime interesante në drejtim të punës. Mundësi të mira për të përmirësuar raporet ndërpersonale. Jeta juaj sentimentale premton momente të këndshme në mbrëmje.

 

Shigjetari

Nga ana profesionale jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e atyre që kanë shumë në dorë të bëjnë për ju.. Aferdita pozitive në shenjë ”gudulis” jo pak erosin tuaj.

 

Bricjapi

Pritet një ditë jo edhe aq pozitive nga ana profesionale, por do të jetë shumë më krijuese nga ana sentimentale, suidomos në raportet me partnerin. Kujdes nga të papriturat që mund t’ju dalin.

 

Ujori

Me Hënën në kundërshtim do të ndjeni përreth një nervozizëm dhe mos kënaqësi, por asgjë nga këto nuk do të arrijë të vërë në rrezik programet tuaja të ditës dhe projektet e ardhshme.

 

Peshqit

Hëna tek Demi është në një koordinatë që ju favorizon në shumë aspekte. Ecën për mrekulli ana afektive dhe një ftesë e papritur do t’ju hapë rrugën për t’u futur në një ambient interesant kulturor.

December 5, 2017 23:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*