Horoskopi, 06 prill 2015

April 6, 2015 01:04

Horoskopi, 06 prill 2015

Dashi

Tani që Afërdita në shenjën tuaj është në një pozicion dominues sektori i dashurisë do të gëzojë një mbështetje të madhe dhe, nuk është çudi që të lindë ndonjë e re. Mirë shëndeti.

 

Demi

Dëshironi të realizoni sa më shumë projekte, por mundësitë janë ato që janë, prandaj duhet të synoni në realizimin e atij që paraqet më shumë interes për ju. Keni mbështetjen Saturnit.

 

Binjakët

Ndoshta është mirë që me probleme kontratash e marrëveshjesh të merren një njeri kompetent dhe i besuar i yti, pasi pikërisht është kjo pika e dobët. Afërdita më në fund “përkëdhel” erosin.

 

Gaforrja

Edhe për ju, është Saturni ylli i mirë, i cili bën që peshorja tani të anojë nga ana juaj dhe me pak zgjuarsi t’i imponohonei një kundërshtari tuaj. Me hënën në favor erosi nuk mund të jetë veçse pozitiv.

 

Luani

Me marsin ën “opozitë” janë të tjerët ata që do ta shohin ndikimin e tij te agresiviteti juaj, që herë herëmund të shoqërohet edhe me një farë arrogance. Nga ana tjetër, Jupiteri ju sjell fat.

 

Virgjëresha

Kuadri juaj yjor duket disi i trazuar, pasi janë një sërë planetësh në kontrast, si Urani e Plutoni, “prapësia”e të cilëve sikur zbehet nga afrimi i Uranit. Në majë të gjuhës i keni ankimet!

 

Peshorja

Në përgjithësi kuadri yjor duket i qetë, por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë vaj për ju. Saturni është në një pozicion të favorshëm, por është Hëna që mund të sjellë sherr.

 

Akrepi

Edhe ju do të jeni në ndikimin e një Saturni shumë pozitiv, i cili do t’ju mbështesë sidomos në aspektin profesional, ku edhe Merkuri do të luajë një rol të rëndësishëm. Mirë dashurie.

 

Shigjetari

Sot do të jetë një ditë e qetë në përgjithësi, por do t’ju duhet të sqaroni  një problem që prej shumë kohësh e kini lënë pas dore. Nxitimi është krejtësisht i pajustifikueshëm.

 

Bricjapi

Do të jetë një ditë mjaft intensive përsa i përket aktivitetit tuaj që do të stimulohet nga dyshja Merkur-Uran, ndërsa Hëna favorizon kontaktet në planin sentimental dhe njohjet e reja.

 

Ujori

Tani Afërdita në shenjë është në një orbitë shumë harmonike. Çka do të thotë se fusha sentimentale do të jetë më e privilegjuara. Kujdes nuk duhet që të shkelni në dërrasë të kalbur.

 

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje, nën efektin e Saturnit do të jenë jo vetëm plot energji e dëshirë për të punuar, por edhe solidë në kontraste e përplasje ët mundshme. Më të “butë” me partnerin.

April 6, 2015 01:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*