Horoskopi, 06 qershor 2018

June 5, 2018 23:15

Horoskopi, 06 qershor 2018

Dashi

Parashikohet një ditë me “erë të mbarë” për të gjithë të lindurit e kësaj shenje, sidomos ata të dekadës së parë. Një sukses personal do t’ju bëjë me fletë, ndërsa erosi në kuota të larta.

 

Demi

Nën një qiell kaq të ngarkuar do të ishte kohë e humbur të kërkonit qetësi, aq më tepër kur ndjeheni të trazuar edhe në shpirt. Vetëm mbrëmja mund t’ju sjellë pak komfort.

 

Binjakët

Të gjithë sektorët e aktivitetit tuaj ditor duken të favorizuar nga yjet. Një klimë mjaft e përshtatshme për të zhvilluar raporte të reja ndërpersonale. Nuk përjashtohet një feeling i ri.

 

Gaforrja

Eshtë  Marsi “hijerëndë” ai që mund të bëjë që sot të jeni të tensionuar e t’i keni nervat të tendosura të kapeni me të gjithë edhe për gjërat më të vogla. Duhet të merreni më shumë me partnerin.

 

Luani

Në përgjithësi pritet një ditë e mirë dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të jeni në dilemë është se do të keni më shumë se një alternativë për të zgjedhur. Nganjëherë sytë flasin më shumë.

 

Virgjëresha

Shumë ide dhe mendime ju vijnë në mendje, por ndoshta Hëna në një pozicion  të favorshëm ju bën konfuzë dhe të pavendosur. Sa të vështirë e keni për t’i hapur zemrën dikujt?

 

Peshorja

Pritet një ditë në shenjën e Afërditës, e cila, në dashuri do të ketë pak a shumë efektin e një “makine të kohës” që do ju rikthejë nostalgjinë për kohët e shkuara. Kujdes mos bini në melankoli.

 

Akrepi

Pas një periudhe vërtet sfilitëse ja ku vjen edhe një ditë e mirë për sektorin e zemrës, pasi Hëna do të sjellë momente të bukura në dashuri, ndonëse jo të gjitha gjërat ju bëjnë të lumtur.

 

Shigjetari

Pozicioni aktual e mjaft pozitiv i Mërkurit duhet të shfrytëzohet nga ju, pasi ajo për të cilën keni nevojë është fantazia dhe shpirti krijues, që stimulohen nga planeti i vogël. Mirë shëndeti.

 

Bricjapi

Pas një periudhe në të cilën keni qenë shumë të ngarkuar, e natyrisht edhe me shumë lodhje, ja ku vjen edhe momenti i i relaxit, por kjo në planin semtimental! Kujdes shpenzimet.

 

Ujori

Sot prania e shumë yjeve pozitivë ju motivon shumë, por duhet të evitoni shpërthimet  menjëhershme, të cilat jo vetëm që nuk do t’ju sjellin asgjë të mirë, por ju zhvleftësojnë në sytë e të tjërëve.

 

Peshqit

Egocentrizmi dhe këmbëngulja që tregoni për të qenë ju protagonistë me çdo kusht mund të bëjë që sot në sytë e dikujt të jeni tepër të vegjël. Mund të humbisni një rast të mirë.

June 5, 2018 23:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*