Horoskopi, 07 mars 2016

March 7, 2016 02:15

Horoskopi, 07 mars 2016

Dashi

Marsi dhe Mërkuri do të ndikojnë negativisht në humorin tuaj. Momentet më tensionuese do të jenë në pjesën e parët të ditës. Kujdes në marrëdhëniet me të tjerët. Mbrëmja më e qetë.

 

Demi

Atmosfera e përgjithshme nuk pëson ndryshime të mëdha. Disonancat planetare në këtë periudhë mund t’ju krijojnë shqetësime të vogla në punë. Jeta sociale paraqitet e mirë.

 

Binjakët

Qielli për ju sot është i mbushur me surpriza. Do të dalloheni për një mprehtësi dhe diplomaci në lidhjen e kontratave dhe marrjen e iniciativave të reja. Fati ju ndihmon edhe në dashuri.

 

Gaforrja

Marsi dhe Mërkuri në kundërshtim me shenjën tuaj,ju bëjnë të ndiheni të pakënaqur në punë. Mos u dekurajoni pasi frytet e punës do të duken vetëm në fund të muajit. Kujdes shëndetin.

 

Luani

Dita e sotme karakterizohet nga një pozitivitet i dukshëm, falë Marsit dhe Jupiterit. Në punë, transferime,ndryshime dhe kontakte fatsjellëse. Ekonomia ju favorizon në udhëtimet tuaja. Jeta sociale është më se e kënaqshme.

 

Virgjëresha

Impenjimet e mëdha si në punë ashtu edhe në familje do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe jo në një formë fizike të mirë. Megjithatë dashuria do t’ju shpërblejë me mbrëmje pasionale.

 

Peshorja

Disa nga projektet tuaja mund të jenë drejt realizimit. Gjithashtu nuk do mungojnë as lajmet pozitive që i prisnit prej kohësh. Një mbrëmje mes miqsh do të konkludojë një ditë pozitive për ju.

 

Akrepi

Afërdita do të jetë protagoniste në qiellin tuaj sot. Çështjet në dashuri dhe në punë shkojnë më se mirë edhe pse Jupiteri ju këshillon të  bëni kujdes në çështjet financiare dhe të mbroni interesat tuaja.

 

Shigjetari

Duke pasur shumë aleatë planetar, puna dhe jeta juaj private do të sjellin avantazhe që deri sot nuk i shpresonit. Ju që jeni single përgatituni për një “boom” të vërtetë në jetën tuaj sentimentale.

 

Bricjapi

Ndikimi negativ i Marsit  në shenjë do t’ju dekurajojë në problemet ekonomike private. Në mbrëmje do të bëheni tepër melankolik por miqtë tuaj më të mirë do t’ju ndryshojnë humorin.

 

Ujori

Sot pikëpamjet tuaja profesionale do të kenë shumë vlerë dhe do të sjellin edhe avantazhe në takimet tuaja. Problemi juaj i vetëm është sfera sentimentale e cila lë për të dëshiruar.

 

Peshqit

Hëna në shenjë mund të ndërlikojë pak punën tuaj. Ankthe të ndryshme të t’ju shoqërojnë në vendimet dhe objektivat që keni caktuar. Kujdes në raportet tuaja me familjen. Evitoni grindjet.

March 7, 2016 02:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*