Horoskopi, 07 nentor 2017

November 6, 2017 23:58

Horoskopi, 07 nentor 2017

Dashi

Eshtë më mirë të tregoheni pragmatistë e të mos shihni shumë nga gjërat  që nuk japin ndonjë rezultat për ju. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është hëna që jua stimulon.

 

Demi

Probleme të mëdha e të vogla  në fushën e aktivitetit  tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuajn të mirë është Afërdita që jua bën mjaft intersant sektorin e dashurisë.

 

Binjakët

Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarsisht se marsi “ngatërrestar” edhe sot mund t’ju punojë ndonjë “rreng” të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.

 

Gaforrja

Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

 

Luani

Parashikohet një ditë plot intensitet, si në punë ashtu edhe në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund  të sjellin pështjellim te ju.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.

 

Peshorja

Me merkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë dota keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.

 

Akrepi

 

Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndosheni. Merkuri jua “bën me sy” nga lart.

 

Shigjetari

Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuikibre dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq për ju.

 

Bricjapi

“Dashamirësia” e një sërë yjesh do t’ju djekë sot gjatë gjithë ditës  dhe sot nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.

 

Ujori

Edhe sot pritet një ditë pëtgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Merkurit nga jëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër. Mirë dashuria.

 

Peshqit

Sot mund të keni njëmijë shanse e njëmijë mundësi për të arritur rezuktate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqëndroheni, sepse Mari nuk ju jepk kohë. Pozitiv edhe erosi.

November 6, 2017 23:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*