Horoskopi, 08 dhjetor 2015

December 8, 2015 01:19

Horoskopi, 08 dhjetor 2015

Dashi

 

Tashmë ndikimi i Marsit, që për të lindurit e kësaj shenje nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u duruar, është zbehur së tepërmi dhe ju ndjeheni të lehtësuar. Hëna sjell momente të bukura në dashuri.

 

Demi

Nëse do të vazhdoni të qëndroni përsëri në pozita pritëse duke shpresuar gjërat të bien nga qielli, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do të rëndoni më shumë pozicionin tuaj. E komplikuar dashuria.

 

Binjakët

Përsëri për të lindurit e kësaj shenje është Merkuri ai që e kthen gjithçka, ose thuajse gjithçka në favor. Mund t’ ju vijë një kërkesë që do të bëjë të bini në mendime. Mirë dashuria.

 

Gaforrja

Afërdita nga njëra anë dhe Marsi nga ana tjetër do t’i japin ditës së sotme një ritëm të lartë, në të dy aspektet, atë afektiv dhe në atë të punës. Kujdes, në raportet me kolegët në punë.

 

Luani

Edhe pse nuk do të mungojë ndonjë moment irritimi, në përgjithësi dita do të jetë e mirë. Hëna pozitive bën që edhe humori juaj sot të jetë mjaft i mirë, ndërsa për erosin duhet të prisni pak.

 

Virgjëresha

Më në fund, pas një periudhe jo shumë pozitive, po fillojnë të duken shenjat e para të kthesës. Vazhdoni të jeni aktivë, pasi gjërat po kthjellohen edhe në raportet e vështira me partnerin.

 

Peshorja

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të ndjehen të çliruar me ikjen e Marsit dhe tashmë ritmet tuaja do të jenë shumë më normale, gjë që do të thotë se do të merrni më shumë frymë.

 

Akrepi

Marsi që sapo ka hyrë në shenjën tuaj ju bën shumë aktivë e dinamikë, por nga ana tjetër ju sjell edhe shumë stres me agresivitetin që ju imponon. Raporte të tendosura ndërpersonale.

 

Shigjetari

Hap pas hapi, ngadalë, por me shumë këmbëngulje, do të arrini objektiva shumë të rëndësishme dhe ndoshta do të bëni që edhe në aspektin ekonomik gjërat të ndryshojnë rrënjësisht.

 

Bricjapi

Me Hyrjen e Marsit në shenjë do të jeni më të gjallëruar dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër punët dhe aktivitetin tuaj ekonomik. Erosi pozitiv.

 

Ujori

 

Do të jeni në pushtetin e Jupiterit dhe Marsit. Kontrasti i të cilëve bën të jeni të pavendosur për të ndërmarrë iniciativa. Jeni pak xhelozë? Natyrisht, është Afërdita që jua stimulon këtë ndjenjë.

 

Peshqit

Me yjet e mirë që keni mbi kokë është e natyrshme që, të paktën të guxoni më shumë, ndryshe, duhet t’u thoni lamtumirë shumë projekteve tuaja. Kujdes raportet me partnerin.

December 8, 2015 01:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin