Horoskopi, 08 gusht 2020

August 7, 2020 23:13

Horoskopi, 08 gusht 2020

Dashi
Duket se edhe sot, në sajë të mbështetjes së Afërditës dhe Jupiterit për ju parashikohet një periudhë shumë premtuese dhe në të gjitha fushat. Një krizë në raportet me dikë duhet evituar.

Demi
Nëse sot do të ndjeni një kthjelltësi jo vetëm në mendime, por dhe shpirtërore, duhet ta dini së këtë e keni falë një Mërkuri që ju mbështet dhe ju stimulon vazhdimisht. Mirë edhe erosi.

Binjakët
Situata planetare për ju duket se sot do të jetë konfuze e për pasojë edhe e lodhshme, për arsye se Mërkuri që është ylli mbrojtës i juaji, është në kontrast të plotë me Marsin e “rëndë” dhe agresiv.

Gaforrja
Me dobësimin gjithnjë e më të madh të Saturnit në shenjë, sot do ta ndjeni edhe më shumë se një pikëmbështetje e fuqishme po ju ikën. Por një tjetër vjen me hënën pozitive.

Luani
Qielli juaj është vërtet shumë i bukur dhe vetëm ju mund ta errësoni duke bërë si zakonisht të kundërtën e asaj që duhet të bëni. Një pengesë e vogël është lehtësisht e kapërcyeshme.

Virgjëresha
Një ditë jo edhe aq mirë kjo e sotmja, pasi, sikur të mos mjaftonte Marsi me prapësitë e tij, është shtuar në shenjë edhe Hëna “tekanjoze” që e ndërlikon problemin në planin sentimental

Peshorja
Yjet në një pozicion të favorshëm për ju premtojnë shumë për një ditë mjaft frutdhënëse në planin ekonomik. Tashmë emri juaj pëshpëritet shumë në ambiente të ndryshme dhe kjo ju bën interesante.

Akrepi
Sot ju duhet të tregoheni jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të durueshëm pasi dita pritet të ketë dy pamje një e turbullt dhe e mërzitshme dhe një tjetër mjaft interesante në planin afektiv..

Shigjetari
Ka raste në jetë ku disa të vërteta mund edhe të mos thuhen, por disa të tjera ama nuk ka pse mbahen në gjatë brenda vetes, sepse kjo kthehet e gjitha në një brengë torturuese.

Bricjapi
Keni shumë për të bërë, por edhe ambicia juaj është aq e madhe sa nuk tërhiqeni para vështirësive që ju shfaqen. Madje edhe atëherë kur yjet duket se i keni të gjithë kundër.

Ujori
Duke qenë se Marsi e Mërkuri e “kanë pushuar luftën” mes tyre atëherë atmosfera e mirëkuptimit do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. I shkëlqyer aspekti afektiv.

Peshqit
Dobësi i ndikimit të Marsit mund t’ju çlirojë nga një tension i vazhdueshëm, por mund të krijojë edhe një zbrazëti brenda jush. Mos bëni veprime impulsive, sepse mund të gaboni fare lehtë.

August 7, 2020 23:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim