Horoskopi, 08 korrik 2015

July 8, 2015 01:20

Horoskopi, 08 korrik 2015

Dashi

Edhe pse jeni nën ndikimin e Jupiterit, planetit të fatit të madh, sot nuk duhet të keni shumë iluzione, prandaj është më mirë të mbështeteni  në aftësitë tuaja, se në ndihmën nga qielli.

 

Demi

Parashikohet një ditë pozitive, nën shenjën e Afërditës dhe hënës brilantë, që do t’ju mbështesin jo vetëm në planin sentimental, por edhë në çështjet ekonomike. Dhe keni vërtet nevojë.

 

Binjakët

Me gjithë largimin gradual të Jupiterit nga shenja juaj, mos u shqetësoni, se vendin vakanat do ta zerë Neptuni në një orbitë mese brilante për ju. Priten kontakte dhe njohje të reja.

 

Gaforrja

Një Hënë e favorshme në shenjë duhet shfrytëzuar në maksimum, për të sistemuar një herë e mirë problemet në fushën sentimentale. Mos kini frikë të formuloni kërkesat tuaja.

 

Luani

Kuarteti i formuar nga Afërdita, Marsi, Saturni dhe Plutoni, bëjnë që dita e sotme (dhe ndoshta edhe më tej) të jetë mjaft positive në planin ekonomik. Por edhe zemra kërkon pjesën e saj.

 

Virgjëresha

Tani që Juipteri është në një orbitë mëse stimuluese për ju, do t’i keni të gjitha mundësitë që të rikuperoni terrenine humbur dhe pse jo, t,i merrni revanshin një kundërshtari.

 

Peshorja

Edhe pse Hëna sot ju “vështron” pak si shtrembër nga lart, nuk duhet të shqetësoheni edhe aq, pasi do të keni Uranin dhe saturnine në anën tuaj. Do t’i riktheheni një projekti të vjetër.

 

Akrepi

Më në fund, qielli i juaj, deri tani i vërenjtur, do të “spastrohet” nga era e nxehtë e Jupiterit, që nga ana tjetër për jo do të ketë efektin e një flladi që ju mbush plot freski e energji.

 

Shigjetari

Eshtë tranziti i disa planetëve njëherësh, e sidomos “pesha” e rëndë e Saturnit që duket se e “ngrys” deri diku qiellin tuaj. Por fati juaj sot është Merkuri, që ka efekte mjaft pozitive.

 

Bricjapi

Situata yjore për ju duket disi e komplikuar, për shkak të një Merkuri që ju ka “kthyer kurrizin” duke ju lënë në mëshirën e një Saturni aspak miqësor. Më shumë vëmendje ndaj partnerit.

 

Ujori

Edhe pse Jupiteri nuk ju mbështet më si më parë, asgjë nuk do t’ju pengojë të arrini një objektiv të caktuar, pasi keni mbështetjen e Marsit dhe Afërditës. Pak më tolerantë.

 

Peshqit

Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur edhe aq shumë, duketse tani kuotat tuaja do të njohin vetëm rritje, deri sa të paraqesin vlerat reale në aspektin professional. Duhet të bëni vetëm durim.

July 8, 2015 01:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*