Horoskopi, 08 maj 2013

May 8, 2013 00:49

Horoskopi, 08 maj 2013

Dashi

Sot Hëna në shenjë duket shumë aktive, duke zgjuar te ju një romantizëm ndoshta të fashitur prej kohësh, por edhe duke ju shkundur nga një farë plogështie. Raporte  intensive në planin sentimental.

 

Demi

Në përgjithësi kuadri yjor për ju që i përkisni kësaj shenje është pozitiv në shumë aspekte. Një takim mund të jetë një rast shumë i mirë për të përmirësuar raportet me dikë.

 

Binjakët

Nuk është momenti të ankoheni e as të hiqni dorë nga pengesat e para që ju janë shfaqur. Fusha profesionale e suksseshme, ndërkohë që në planin sentimental ka shumë për të bërë.

 

Gaforrja

Preferoni gjërat e ndërlikuara dhe të vështira, më mirë se të ndjeheni të ‘mëshiruar’  nga dikush që ju ofron zgjidhje më të thjeshta. Është një ditë për t’u marrë me qetësi.

 

Luani

Edhe pse parashikohet një ditë e qetë, jeni ju ata që me shpirtin e aventurës mund ta bëni të trazuar. Në planin afektiv nuk e keni shokun, por në atë ekonomik jeni në vështirësi.

 

Virgjëresha

Ka nga ata që shpenzojnë shumë (energji dhe para) për të arritur qëllimin, ndërsa ju jeni nga ata që shpenzoni vetëm kur jeni të bindur se qëllimi e justifikon. Mbrëmje pasionale.

 

Peshorja

Është Hëna, ajo që ju bën pak nervozë, pak pretendues, pak fodullë e pak gënjeshtarë, por ama pa i kaluar caqet. Sidoqoftë pritet e qetë, por duhet të tregoni më shumë arsye.

 

Akrepi

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, dita pritet të jetë përgjithësisht mjaft pozitive, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë moment tensioni në raportet me dikë. Më objektivë në gjykim.

 

Shigjetari

Sot ju këshillohet të tregoheni të vëmendshëm, pasi dikush përpiqet t’jua hedhë në një bisedë a pazarllëk që ka të bëjë me punën tuaj. Interesante mbrëmja me partnerin.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje yjet premtojnë për një ditë të mirë në përgjithësi. E vetmja gjë që ku duhet të tregoni kujdes është sfera ekonomike. Shpenzoni shumë.

 

Ujori

Afërdita mjaft aktive në shenjë bën të fryjë fort era e dashurisë dhe e ndjenjave të bukura në përgjithësi. Mundohuni të përfitoni nga ky rast për të kaluar një ditë interesante.

 

Peshqit

Përpiquni të mbyllni të gjitha problemet që kanë të bëjnë me punën dhe kushtojani të gjithë kohën fushës sentimentale. Mund të forconi një lidhje të re në këtë aspekt.

May 8, 2013 00:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*