Horoskopi, 08 nentor 2017

November 8, 2017 01:58

Horoskopi, 08 nentor 2017

Dashi

Sot duket se do të jetë një ditë me shumë tension dhe kjo do të bëjë që sot nervat tuaja të jenë të tendosura në kulm. Për fatin tuaj të mirë është Afërdita që “vigjëlon” në raportet ndërpersonale.

 

Demi

Megjithëse edhe sot pritet të jetë një ditë pozitive për ju, është mirë që gjërat që nuk mund ti bëni vetë t’ia besoni një miku të besueshëm. Pak problematik aspekti ekonomik, por jeni me fat në dashuri.

 

Binjakët

Dëshironi të bëni një kthesë rrënjësore, të ndryshoni krejtsisht mënyrën tuaj të jetesës dhe të raporteve shoqërore (është Urani që sjell stimuj të tillë),  por nxitimi juaj proverbial bën të hidhni hapa të gabuara.

 

Gaforrja

Nëse do të dini të kontrolloni impulset e vrullshme dhe të mos “ shpallni” luftë të gjithëve, atëherë me siguri që do të jetë shumë më e lehtë për ju të menaxhoni aktivitetin tuaj dhe raportet me nejrëzit.

 

Luani

Ndryshimet në kuadrin yjor janë krejtësisht të pafavorshme, veçanërisht në planin ekonomik, prandaj nëse keni një ide për të investuar, duhet prituur një kohë më e përshtatshme. Shini më mirë nga erosi.

 

Virgjëresha

Eshtë e kotë të bini në kthetrat e nostalgjisë, sepse shumë gjëra nuk mund të kthehen më si dikur, prandaj hidhini sytë më shumë nga e ardhmja. Kujdes, Hëna “ziliqare” sotb sjell vetëm sherr.

 

Peshorja

Vazhdoni të jeni në dominimin e një Marsi të “ngrysur”, prandaj edhe humori juaj sot do të jetë… për tokë. Mjafton një “shkëndijë” që ju të merni flakë e atëherë, mjerë ai që ju del përpara.

 

Akrepi

Jo vetëm sepse keni një kuadër yjor pozitiv, por janë edhe disa rrethana të cilat favorizojnë ndjeshëm punën tuaj, prandaj në një ditë të tillë nuk mund të pritet tjetë veç kënaqësisë.

 

Shigjetari

Ndoshta e keni kuptuar edhe sju se kur gjërat nuk ecin në punë, nevoja për ndryshime të menjëhershmë bëhet imperative, prandaj mos humbni më kohë. Vlersoni me shumë kujdes edhe sugjerimet e miqve tuaj.

 

Bricjapi

Do të jenë ca si të rrëmbyer sot, për shkak të një hëne që sjell impulse e energji të reja, por Marsi nga ana tjetër, ju “fton” të orientoni si duhet energjitë. Moment mjaft pozitiv për raportet me partnerin.

 

Ujori

Edhe pse pritet një ditë e qetë, në sajë të një kuadri yjor pozitiv, nuk duhet të qëndroni indiferentë, aq më tepër kur nga anë të ndryshme ju vijnë sinjale të qarta bashkëpunimi. Kujdes shpenzimet.

 

Peshqit

Në përghjithësi pritet një ditë pozitive dhe nuk përjashtohet ndonëj “kthëse histotrike” në aspektin profesional, aq më tepër që sot është dita më me fat për ju. Pak të lëkundur në raportet me dikë.

November 8, 2017 01:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*