Horoskopi, 08 nëntor 2019

November 8, 2019 00:17

Horoskopi, 08 nëntor 2019

Dashi

Duke pasur parasysh kuadrin yjor për ju që i përkisni kësaj shenje këshilla më e mirë do të ishte të tregoheshit shumë të rezervuar, pasi do të jeni shumë të shpërqendruar e konfuzë.

 

Demi

Janë disa planetë në kontrast ndërmjet tyre dhe natyrisht që kjo do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj edhe gjendja juaj shpirtërore nuk do të jetë ehe aq e mirë. Mirë ekonomia.

 

Binjakët

Nuk ka ndonjë ndryshim të madh sot në kuadrin yjor, prandaj edhe dita parashikohet e qetë e pa ndonjë gjë të rëndësishme për t’u shënuar. Afërdita duket se ju shkund në planin afektiv.

 

Gaforrja

Duket se do të jeni shumë brilantë në ide. Pasi edhe qielli juaj sot do të ndriçohet nga një mori yjesh të mirë, në radhë të parë nga Dielli shumë i favorshëm. Duhet të dini të shfrytëzoni rastet.

Luani

Me Mërkurin aq dinamik e vërshues në shenjë ka shumë të ngjarë që edhe për ju sot dita të jetë shumë “e shpejtë” e nga impenjimet e shumta as që keni për ta vënë re se si do të kalojë ajo.

 

Virgjëresha

Edhe pse Marsin e deri diku edhe Afërditën sot do t’i keni kundër, është Urani ai që ju jep stimuj për të qenë aktivë dhe për të mos rënë në gjendje plogështie. Jeni pasionalë në dashuri.

 

Peshorja

Duhet të shfrytëzoni sam më shumë e të përfitoni sa kohë që yjet janë në përgjithësi pozitivë dhe ju mbështesin, sidomos në planin ekonomik. Më të ekuilibruar në gjykimin e një problemi.

 

Akrepi

Duke pasur parasysh Merkurin që dominon shenjën tuaj e që është gjithnjë e më invadues, edhe ju sot do të jeni shumë aktivë, por edhe të padurueshëm për ata që ju dëgjojnë. Tregoni kujdes.

 

Shigjetari

Ka qenë një periudhë mjaft intensive për ju dhe tani që jeni nën egidën e yjeve të favorshëm, do të keni mundësi më të shumta për të zgjedhur pa u nxituar. Ju këshillohet të mos neglizhoni partnerin.

 

Bricjapi

Me kaq shumë yje në favorin tuaj është mëse e natyrshme që dita e sotme të jetë mjaft e mirë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një njohje e re mund të sjellë ndryshime të mëdha.

 

Ujori

Edhe për ju, ylli juaj i mirë në shenjë do të jetë Mërkuri, i cili, ju jep stimujt e nevojshëm për të qenë aktivë. Kujdes, sepse ritmet marramendëse ju sfilitin. Mirë edhe dashuria.

 

Peshqit

Sot dita parashikohet të jetë kryesisht  e qetë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Do keni një rast mjaft të mirë në dashuri, pasi Afërdita sot stimulon në mënyrë të veçantë erosin tuaj.

November 8, 2019 00:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*