Horoskopi, 08 shtator 2018

September 8, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 08 shtator 2018

Dashi

Transiti i Afërditës dhe pozicioni i ri i saj në një orbitë jo shumë komode për ju mund bëjë që në pasioni juaj të ketë një rënie të lehtë. Kujdes, siguria e tepruar në vetvete mund të rezultojë fatale.

 

Demi

Duhet të përfitoni nga periudha që Merkuri vazhdon favorizojë aktivitetin ekonomik dhe punën në përgjithësi, për të hedhur një hap të sigurt përpara. Projektet private stimulohen edhe nga Hëna.

 

Binjakët

Paqëndrueshmëria e situatave në përgjithësi ju nervozon dhe bën që edhe ju të jeni në dilemë për rrugën që duhet të zgjidhni ose qëndrimin që duhet të mbani për një çështje të caktuar.

 

Gaforrja

Edhe pse kuadri yjor nuk është shumë favorizues për ju, parashikimet janë nga më të mirat, pasi priten zhvillime të reja shumë pozitive. Keni kohë të zgjidhni strategjinë më të mirë për të vepruar.

 

Luani

Një qiell i ftohtë ky i juaji, por kjo nuk të ndalojë aspak Marsin dhe Jupiterin që zjarrin e tyre t’jua transmetojnë juve. Në mënyrë të veçantë është planeti i kuq ai që ju bën autoritarë dhe të sigurt.

 

Virgjëresha

Kuadri yjor i të lindurve të kësaj shenje është i larmishëm dhe me Afërditën e Merkurin në harmoni të plotë, rritet ndjeshëm krijueshmëria juaj. Mundohuni të jeni paksa më racionalë.

 

Peshorja

Edhe për ju, pozicioni aktual i Venusit nuk është aspak i favorshëm, ndërkohë që “pesha” e Mërkurit ju bën nervozë. Duhet një forcë e madhe karakteri për të mos e lënë veten të bini në melankoli.

 

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të “privilegjuarit” e zodiakut, pasi do te kenë mbi kokë një Afërditë që do t’i bëjë më pasionantë se kurrë, duke e bërë fundjavën më interesante.

 

Shigjetari

Tani duket se ju ka marrë në “dorëzim” Marsi dhe jo vetëm gjallëria, por edhe ritmet e ditës sot do të jenë vërtet marramendëse. Një ide e juaja mund të jetë interesante, por duhet të thuhet.

 

Bricjapi

Afërdita pozitive në shenjë sot jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë që fundjava të jetë mjaft interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të tjerët.

 

Ujori

Edhe pse në përgjithësi është një fundjavë e mirë, suksesi i juaj i deritanishëm në planin ekonomik mund të pësojë një rënie të lehtë. Ndoshta ngaqë nuk jeni shumë të përqendruar.

 

Peshqit

Duket se sot vetëm Afërdita do të jetë ylli juaj i mirë, pasi në përgjithësi yjet e tjerë do të jenë paksa “të ftohtë” për ju. Kërkoni të bëni gjithçka vetë dhe harroni se keni edhe miq që mund t’ju ndihmojnë.

September 8, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*