Horoskopi, 09 tetor 2013

October 9, 2013 00:05

Horoskopi, 09 tetor 2013

Dashi

Një kuadër yjor pozitiv do jetë për të lindurit e kësaj shenje mbështetje shumë e madhe dhe e gjithanshme, por në mënyrë të veçantë në aspektin profesional. Një njohje e re mund të hapë perspektivë të re.

 

Demi

Duket se po kaloni një moment pak a shumë të turbullt dhe jeni konfuzë, por nuk duhet të mërziteni sepse është e përkohshme. Pranë miqve e të afërmve një situatë e tillë kalohet shumë shpejt. Mirë shëndeti.

 

Gaforrja

Sot duket se do të jetë Marsi planeti më pozitiv i shenjës tuaj e që do t’ju mbështesë sidomos në një përplasje me dikë, duke qenë se është edhe planeti i luftës.Më shumë kujdes me shpenzimet.

 

Luani

Pas një periudhë mjaft intensive në planin profesional e ndjeni nevojën për relaks apo për t’u marrë me gjëra që kanë të bëjnë  me anën sentimentale, të cilën e keni lënë pas dore. Është pikërisht ky momenti i duhur.

 

Virgjëresha

Sot yjet, kryesisht Merkuri në shenjë, nxisin inciativat e reja në drejtim të aktivitetit tuaj, por kujdes sepse mund të rizgjojë edhe shpirtin e aventurës, që mund t’ju shtyjë të ndërmerrni veprime të gabuara.

 

Peshorja

E keni kohën e duhur për t’u ndalur e për të parë me kujdes se drejtimi që keni marrë nuk është ai që keni synuar. Jeta afektive është disi e zbehtë prandaj duhet t’i hidhni më shumë sytë nga partneri.

 

Akrepi

Nuk ju mungojnë as mundësitë e as idetë, por duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk mund të bëni gjithçka vetë, prandaj duhet të tregoni më shumë besim te njerëzit që ju rrinë pranë. Mos humbni asnjë rast.

 

Shigjetari

Është e kuptueshme që pas një periudhe mjaft të mgarkuar të keni nevojë të merrni pak frymë, por është rasti që të shihni pak edhe raportet me partnerin. Do të ndjeheni më të rigjeneruar pas kësaj.

 

Bricjapi

Në kohë të turbullt është më mirë të qëndroni të tërhequr e të lini të tjerët të hedhin hapin e parë. Me më shumë takt mund të rifitoni një zemër apo ndoshta edhe një mik që iu qëndron larg prej disa kohësh.

 

Ujori

Pas stuhisë sigurisht që kthehet koha e bukur dhe duket se edhe qielli juaj sot është mëse i kthjellët. Një kontrast i vogël nuk duhet lënë të kthehet në konflikt, se pastaj raporti mund të jete i kompromentuar.

 

Peshqit

Yjet sot “thonë” se gjithçka për ju do të shkojë “vaj” dhe nuk keni përse ta vrisni shumë mendjen. Megjithatë ka diçka brenda jush që ju shtyn të kërkoni stimuj të rinj dhe për këtë jeni gati të ndërmerrni aventura.

October 9, 2013 00:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim