Horoskopi, 10 maj 2013

May 10, 2013 01:12

Horoskopi, 10 maj 2013

Dashi

Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do të jeni në një ditë të mirë. Do të arrini të sqaroni një herë e mirë disa mosmarrëveshje në raportet me dikë.

 

Demi

Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota. Mos e teproni me duhanin dhe kujdes dietën.

 

Binjakët

Është pikërisht kalimi kalimi i Mërkurit në një orbitë të “butë”në shenjën tuaj, ai që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja. Ky ndikim bën që si nga ana financiare ashtu edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

 

Gaforrja

Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës agresive në shenjë. Në mbrëmje, ndoshta ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

 

Luani

Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frytet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

 

Virgjëresha

Janë vullneti i fortë dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellin edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset edhe në aspektin sentimental.

 

Peshorja

Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

 

Akrepi

Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit, por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

 

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është  momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

 

Bricjapi

Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

 

Ujori

Sot në veçanti do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërrmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.

 

Peshqit

Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rrjedhimisht para dhe sukses ju presin. Idetë e reja nuk ju mungojnë. Vazhdoni kështu!

May 10, 2013 01:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*