Horoskopi, 10 qershor 2014

June 10, 2014 02:16

Horoskopi, 10 qershor 2014

Dashi

Problemet dhe pengesa të vogla  të përcaktuara nga Marsi janë tashmë në të ezauruara. Shpejt do të ndjeheni më mirë dhe më energjikë, falë një personi tjetër jo pak të rëndësishëm.

 

Demi

Në dashuri duhet të jeni më të qartë për ata çka mendoni, kjo do t’ju ndihmojnë në evitimin e konflikteve me partnerin. Mundohuni të jeni më tolerantë dhe gjithçka do të shkojë mirë.

 

Binjakët

Marsi dhe Jupiteri ju nxisin të ndërmerrni iniciativa të reja njëkohësisht shumë të rëndësishme në drejtim të fushës profesionale. Është për tu vënë në dukje edhe aftësia juaj bindëse.

 

Gaforrja

Marsi qëndron në pozicion jo shumë të favorshëm për ju, megjithatë mos u dëshpëroni në mbrëmje qielli do të kthjellohet. Një mbrëmje e këndshme me miqtë do të ishte një ide e shkëlqyer.

 

Luani

Gjithçka korrespondon me atë që ju keni bërë. Natyrisht keni investuar shumë në profesionin tuaj dhe tashmë është koha të shihni frytet e punës tuaj. Kushtojini pak kohë edhe familjes tuaj.

 

Virgjëresha

Krijimtaria juaj do të nxitet falë prezencës së Merkurit në shenjë. Është mjaft pozitive kjo kohë që po kaloni, falë kësaj ju mund të arrini shumë gjëra që më parë do t’ju dukeshin të pamundura

 

Peshorja

Kujdesuni pak për veten pasi edhe vetë e ndjeni që jeni si të lënë pas dore. Hëna në këndvështrim jo pozitiv ju ka sjellë jo pak shqetësime dhe është pikërisht kjo që ju bën edhe nervozë.

 

Shigjetari

Tashmë dashuria në jetën tuaj është në plan të parë, ndoshta sepse për shumë kohë nuk jeni ndjerë kaq mirë. Do të ishte mirë që të mos linit pas dore edhe plane të tjera të rëndësishme.

 

Bricjapi

Marsi ju mban pak nën presion kjo vlen për të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Mos u shqetësoni kjo periudhë kalimtare është pothuajse në fund. Është mirë të bëni një kontroll tek mjeku.

 

Ujori

Afërdita nuk është në harmoni me shenjën tuaj dhe kjo sjell pak shqetësime për ata që janë çift, megjithatë mos u shqetësoni nuk është asgjë serioze. Ndërsa jeni shumë të vlerësuar në punë.

 

Peshqit

Një udhëtim jo i duhur do t’ju mërzitë, por është vetëm në të mirën tuaj. Ndonëse keni ca kohë që nuk ndiheni mirë së shpejti qielli do të hapet edhe për ju. Në mbrëmje një surprizë e këndshme ju pret.

June 10, 2014 02:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*