Horoskopi, 10 qershor 2015

June 10, 2015 00:26

Horoskopi, 10 qershor 2015

Dashi

Tashmë ndikimi i Marsit është i pakonsiderueshëm, prandaj sot do të ndjeheni më të lirshëm në veprimet tuaja. Në dashuri duket se po fryjnë erëra pasioni. Mirë shëndeti.

 

Demi

Në sajë të një Hëne në harmoni të plotë me yjet e tjerë, e veçanërisht me Afërditën sot do të jeni vërtet në një gjendje mjaft të mirë shpirtërore. Ruhuni nga euforia.

 

Binjakët

Veprimi gjallërues i Merkurit dhe ai harmonik i Afërditës do të kenë efektin e tyre edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. Kujdes, çdo ditë mund të jetë ajo që “ ju duhet”  ju.

 

Gaforrja

Edhe për ju do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita së bashku me Merkurin ata që do të fashitin plotësisht agresivitetin e Marsit. Prakticiteti juaj do të bëjë që të zgjidhni më së miri situatat.

 

Luani

Duhet të keni kujdes sepse rrëmbeheni pa shkak. Idetë e tuaja mund t’i bëni të ditura nëpërmjet arsyes dhe bonsensit, dhe jo me veprime të dhunshme e duke iu imponuar me forcë të tjerëve.

 

Virgjëresha

Nuk është e lehtë të rifilloni nga e para diçka,  por sigurisht që është gjithmonë më mirë sesa të rrini e të qani për atë që nuk u bë. Më shumë kujdes në raportet me partnerin.

 

Peshorja

Dita e sotme dhe ndoshta jo vetëm ajo, pritet të jetë me oscilacione, për arsye se është Hëna “zevzeke” që ndikon shumë në humorin tuaj. Ditë “jo” edhe për raportet ndërpersonale.

 

Akrepi

Urani në shenjë sot pozitiv do të bëjë që gjendja juaj shpirtërore të ndryshojë për mirë dhe të ndjeheni çliruar nga një makth që ju kishte pushtuar më parë. Kujdes me shëndetin.

 

Shigjetari

Janë shumë yje që për ju do të jenë pozitivë, por mjafton vetëm Marsi “nopran” që t’ju komplikohen shumë gjërat, sidomos në aspektin e punës. Një lajm i mirë do t’ju gëzojë pamasë.

 

Bricjapi

Me Hënën, Afërditën dhe Merkurin në harmoni të plotë në shenjë edhe për hi duket se do të jetë një ditë nën shenjën e miqësisë, harmonisë e bashkëpunimit. Mirë shëndeti.

 

Ujori

Pritet një ditë intensive për ju, pasi Marsi që ju shkund  nga apatia, por kujdes, sepse në përgjithësi yjet e tjerë do ti kini kundër. Mos i mbani brengat por hajani zemrën dikujt.

 

Peshqit

Dyshja Mars-Afërditë është në anën tuaj dhe kur planeti i zjarrtë bashkohet me atë të dashurisë, nuk ka se si të mos jeni edhe ju të zjarrtë në ndjenja në pasione. Mirë shëndeti.

June 10, 2015 00:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*