Horoskopi, 10 shkurt 2016

February 10, 2016 02:57

Horoskopi, 10 shkurt 2016

Dashi

Përfitoni nga Hëna në shenjën e Luanit për të realizuar atë që ju intereson. Shpirt vëzhgues, tërheqës në aftësinë për të bindur të tjerët. Argëtohuni në një festë apo diskotekë.

 

Demi

Nëse humori nuk është edhe aq  i mirë, hiqni qafe shqetësimet dhe mendimet e zymta dhe lejojini vetes një pushim të këndshëm me partnerin. Ndjenja e nostalgjisë do t’ju lodhë disi, prandaj mundohuni të mos mendoni shumë.

 

Binjakët

Në qoftë se partneri do të tregohet i ftohtë ndaj programeve tuaja të ditës për impenjime në punë ose nga dembelizmi, natyrisht përfitoni për tu argëtuar me miqtë tuaj.

 

 

Gaforrja

Mos u shqetësoni me dyshime, telefononi dhe sqaroni drejtpërdrejt një çështje që ka mbetur e paqartë për shkakun tuaj apo të personave të tjerë. Dashuria vazhdon shumë mirë.

 

Luani

Keni në dispozicion të gjithë përbërësit e nevojshme për të kaluar një ditë të këndshme në shoqërinë e personave stimulues. Do të kënaqeni, gjithashtu do të njihni edhe njerëz të rinj.

 

Virgjëresha

Do të kaloni një ditë pushimi larg studimit dhe punës dhe kjo do t’ju bëjë shumë mirë. Nga ky pushim dhe qetësi mund t’ju lindin ide të reja . Jeta në çift duket tashmë se është e stabilizuar.

 

Peshorja

Do të jetë një ditë dinamike dhe e shkëlqyeshme. Do të udhëtoni bashkë me miqtë tuaj dhe gjithçka do të kalojë këndshëm. Me partnerin një darkë e rafinuar mund t’i japë një hov të ri jetës tuaj në çift.

 

 

Akrepi

Nëse ndiheni të lodhur dhe të pa motivuar, ia dedikoni këtë ditë pushimit dhe relaksit. Shtyni të gjitha impenjimet urgjente dhe bëni atë që ju bën të ndiheni mirë. Sqaroni çdo gjë me partnerin.

 

 

Shigjetari

Qielli duket se është tërësisht në anën tuaj. Do të keni sadisfaksione personale të cilat ju favorizojnë si në profesionin tuaj ashtu edhe në projektet e reja. Do të keni një njohje të re, ndoshta një histori intriguese.

 

Bricjapi

Edhe pse profesioni është shumë i rëndësishëm për ju, kërkoni të mos sakrifikoni as partnerin tuaj as kohën e lirë. Një ditë pozitive për të përfunduar disa çështje apo të zgjidhni punë të lëna përgjysmë.

 

Ujori

Në çift parashikohen mospajtime për shkak të Hënës tek Luani. Një xhelozi e pazakontë do t’ju bëjë të dilni jashtë karakterit tuaj. Paqja është e mirë po duhet një dozë e mirë tolerance.

 

Peshqit

Vini rregull përreth jush, në mendime, në projektet e punës në studime, në sirtarët e tavolinës së punës. Hiqni gjithçka që është sipërfaqësore. Do të jeni në gjendje t’i jepni shumë partnerit, me disponueshmërinë dhe dashurinë që keni.

February 10, 2016 02:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*