Horoskopi, 10 shtator 2019

September 10, 2019 00:21

Horoskopi, 10 shtator 2019

Dashi

Duke pasur parasysh pozicionin e favorshëm të yjeve dhe momentin në të cilin ndodheni, do të ishte mirë që të  përfitoni për të nënshkruar në kohën e duhur një kontratë apo marrëveshje.

 

Demi

Janë disa planete që “tregohen jo shumë dashamirës” me ju, prandaj edhe gjendja juaj shpirtërore sot do të jetë jo edhe aq e mirë. Megjithatë, nuk do të mungojnë momente interesante.

 

Binjakët

Duket se dita e sotme do të karakterizohet nga një qetësi, e cila, me kalimin e kohës mund të kthehet në një monotoni që do t’ju mërzisë. Është mirë të tregoheni më aktivë për ta evituar.

 

Gaforrja

Kuadri yjor duket se do të jetë më i favorshëm për ju që i përkisni kësaj shenje, sidomos ata të dekadës së parë, pasi do të jenë nën egidën e Merkurit. Keni përshtypjen se jeni të mbikëqyrur.

 

Luani

Marsi i “rrëmbyer”në shenjë mund t’ju rrëmbejë edhe ju, prandaj duhet të tregoni kujdes, sepse mund të ndërmerrni vendime tepër të nxituara në një fazë delikate si kjo ku ndodheni.

 

Virgjëresha

Ndonëse Afërdita dhe Marsi në shenjë nuk janë shumë “të afërt” me ju, është Merkuri në një orbitë të shkëlqyer që premton të intensifikoni veprimtarinë tuaj ekonomike dhe atë krijuese.

 

Peshorja

Situata yjore do të jetë edhe sot e favorshme për ju, që do të thotë se dita pritet të jetë pozitive. Në sajë të Merkurit dhe Jupiterit favorizohen kontakte dhe njohje të reja në planin sentimental.

 

Akrepi

Qielli juaj sot duket disi i ngrysur, për shkak të “peshës së”rëndë” të Marsit, i cili do të sjellë një farë nervozizmi në veprimet tuaja. Në një shoqëri të këndshme duhet të dini të imponoheni.

 

Shigjetari

Duket se do të vazhdojnë edhe sot ritmet frenetike me të cilat jeni mësuar gjatë ditëve të shkuara, por hyrja në shenjë e Merkurit  do të bëj që të jeni më shumë në gjendje të dominoni situatat.

 

Bricjapi

Një ditë përgjithësisht e mirë parashikohet për të lindurit e kësaj shenje, por do të keni shumë impenjime njëherësh. Një mori kontaktesh në planin  profesional janë mjaft pozitive.

 

Ujori

Do ta keni vërtet të vështirë sot të ruani ekuilibrat, pasi Marsi ju imponon një ritëm marramendës, e duke qenë i tillë mund t’ju shtyjë në veprime të nxituara. Mirë shëndeti.

 

Peshqit

Një farë melankolie që ka pushtuar shumë prej jush gjatë kësaj periudhe të kohëve të fundit, lidhet me hyrjen në shenjë të Uranit, i cili gjithsesi favorizon edhe personin tuaj. Por dita do të jetë e qetë.

September 10, 2019 00:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*