Horoskopi, 11 dhjetor 2018

December 11, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 11 dhjetor 2018

Dashi

Rrugët e për të arritur një objektiv janë disa, por kjo nuk do të thotë se mundësitë tuaja reale janë të shumta. Sidoqoftë, në planin afektiv mbrëmja pritet të jetë mjaft interesante.

 

Demi

“Përplasjet” në qiellin tuaj  bëjnë që kuadri yjor të jetë i trazuar, duke iu transmetuar gjithë konfuzionin që rrjedh nga kjo. Përse mundoheni të dramatizoni situatat kur nuk janë aq të rënda.

 

Binjakët

Është një moment mjaft pozitiv për ju, i cili kërkon ndër të tjera edhe vullnetin e mirë për të shfrytëzuar rastet që do t’ju paraqiten, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale.

 

Gaforrja

Pas një periudhe mjaft intensive dhe vërtet të lodhshme, ja ku ndjeheni të ripërtërirë dhe të gatshëm për sfida të reja. Afërdita duket se ndikon pozitivisht për të ‘sheshuar” sherret.

 

Luani

Pozicioni i Merkurit duhet se është në një orbitë është shumë të favorshme për ditën  e sotme dhe së bashku me Afërditën gjithashtu pozitive, do të jenë yjet tuaj të mirë. Ok edhe shëndeti.

 

Virgjëresha

Edhe pse keni pasur shumë oferta, vështirësia për të zgjedhur ka bërë që t’ju humbasin raste shumë të mirë për të filluar një punë të re. Pritet një mbrëmje plot eros e pasion.

 

Peshorja

 

Edhe sot është Marsi agresiv ai që ju vë në lëvizje dhe ju bën shumnë aktivë në të gjitha fushat. Sidoqoftë, pritet një ditë e mirë sidomos në planin afektiv, ku mund të keni një surprizë.

 

Akrepi

Duhet të impenjoheni edhe pak për t’i dhënë fund një pune të nisur më parë dhe vetëm pasi ta keni përfunduar mund të ndjeheni të çliruar e të mendoni vetëm për të kaluar një mbrëmje interesante.

 

Shigjetari

Pas një periudhe ji edhe aq pozitive për ju, qielli juaj duket se tashmë do të “ndriçohet” nga yjet e mirë. Parashikohet një mbrëmje mjaft intensive në shumë aspekte.

 

Bricjapi

Pas një praktike të tipit “tërhiq e mos e këput” tashmë ka ardhur momenti për të qenë më të vendosur e për ti dhënë një herë e mirë. Përfitoni nga rasti për të rivendosur raportet me partnerin.

 

Ujori

Merkuri dhe Afërdita do të vazhdojnë të jenë “sponsorët” tuaj gjatë gjithë ditës, prandaj do të ndjeheni shumë mirë sidomos kur jeni në shoqërine e njëri-tjetrit. Kujdes me shpenzimet.

 

Peshqit

Situata yjore duket se edhe sot është shumë pozitive, por gjërat do të shkojnë shumë më mirë nëse hiqni dorë nga mania për t’u dukur në raport me të tjerët. Mbrëmje nën shenjën e dashurisë.

December 11, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*