Horoskopi, 11 janar 2019

January 11, 2019 01:00 Updated

Horoskopi, 11 janar 2019

Dashi

Nxitimi apo ngutja nuk janë aleatë të mirë, prandaj ruani qetësinë që duhet që keni për t’i parë të kurorëzuara përpjekjet tuaja të deritanishme. Të padurueshëm edhe në raportet me partnerin.

 

Demi

Pjesa më e madhe e atyre që i përkasin kësaj shenje sot do të të ndjehen të ripërtërirë dhe me shumë dëshirë e vullnet për të punuar. Hëna favorizon lidhje të reja në planin sentimental.

 

Binjakët

Në përgjithësi pritet një ditë e pozitive edhe për ju, por për të arritur një objektiv të rëndësishëm duhet të guxoni paksa më shumë. Mirë dashuria, por kujdes nga sëmundjet e stinës.

 

Gaforrja

Duke qenë se kuadri yjor i juaji është tejet pozitiv, pritet që sot te jetë një ditë për ta mbajtur mend në të gjitha aspektet. Në planin sentimental një dashuri e re në horizont?

 

Luani

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë në ndikimin pozitiv të Marsit, që me pozicionin  e tij do të jetë mbrojtësi dhe inspiruesi i tyre. Megjithatë, mos këndoni fitore para kohe. Ruhuni nga lajkatarët.

 

Virgjëresha

Sot do të jeni nën ndikim mjaft pozitiv të Afërditës, e cila do t’ju sjellë energjitë, forcën por edhe aftësitë e duhura për të dalë nga një situatë e pakëndshme. Mirë shëndeti.

 

Peshorja

Duke qenë se kuadri yjor është shumë i favorshëm duhet të jeni të vetëdijshëm që shanset duhet të shfrytëzohen, ndryshe zhgënjimi pritet të jetë i madh. E keqja është se nuk dini të dalloni të mirën nga e keqja.

 

Akrepi

Kuadri yjor duket se është shumë i ngarkuar e kjo mund të reflektohet në shumë të lindur te kësaj shenje, që mund të jenë konfuzë e disi të lodhur. Sa e vështirë të komunikoni me të tjerët!

 

Shigjetari

Marsi në shenjë sot duket se do të jetë egida juaj, prandaj hapat që duhet të hidhni do të jenë të sigurtë. Kujdes, në dashuri gjithçka mund të ndodhë me një Afërditë “tekanjoze”.

 

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje duhet të kenë kujdes në raportet ndërpersonale, pasi nervozizmi sot stimulohet edhe nga Hëna e paqëndrueshme në shenjë. Mund t;ju vijë një propozim i papritur.

 

Ujori

Pritet një ditë e mirë për shumë të lindur të kësaj shenje që kanë mbështetjen e Marsit e Merkurit. Kujdes, besimi i tepruar që tregoni ndaj dikujt mund t’ju rezultojë i gabuar.

 

Peshqit

Pas një periudhe disi të vështirë për ju duket se  qielli juaj ka filluar të qartësohet dhe priten gjëra shumë pozitive. Duhet të mendohuni mirë para se të bëni një lëvizje të re.

January 11, 2019 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*