Horoskopi, 11 qershor 2019

June 11, 2019 00:56

Horoskopi, 11 qershor 2019

Dashi

Parashikohet një ditë disi e vështirë dhe pengesat sot do të jenë nga më të ndryshmet për ju, prandaj duhet të reagoni me shumë vendosmëri. Edhe erosi nuk është në nivelin e kërkuar.

 

Demi

Pas një momenti jo edhe aq të mirë është Mërkuri në shenjë ai që nuk do t’ju “lerë vetëm”, duke ju sjellë energji të reja. Nga ana tjetër Afërdita duket se ju mbush me shumë ndjenja e pasione.

 

Binjakët

Duhet të tregoni kujdes, sepse megjithëse Merkuri është plotësisht në anën tuaj, është Marsi  mund t’jua komprometojë disi raportet ndërpersonale.  Kujdes edhe  raportet në planin sentimental.

 

Gaforrja

Sot ylli juaj i mirë ka të ngjarë që të jetë Hëna, e cila së bashku me Afërditën dhe Marsin është në një orbitë shumë favorizuese gjatë ditës. Kujdes, sepse ndjenja e protagonizmit ju dëmton.

 

Luani

Të lindurit e kësaj shenje sot duhet të tregohen të matur, pasi Urani dhe Saturni në kontrast me njëri tjetrin mund t’ju bëjnë konfliktualë. Një raport i tendosur duhet përmirësuar me çdo kusht.

 

Virgjëresha

Keni nevojë për qetësi si nga ana fizike, ashtu edhe në anën sentimentale, por kjo nuk do të thotë të izoloheni nga shoqëria apo nga miqtë tuaj. Një telefonatë apo një vizitë surprizë do t’ju kënaqë pa masë.

 

Peshorja

Një ditë e kënaqshme pa impenjime që ndonjëherë është më se e nevojshme, mundohuni ta shfrytëzoni sa më mirë këtë qetësi. Interesi për dikë që mund të keni pak kohë që e njihni mund të shtyjë ndonjërin drejt një flirt-i apo aventure.

 

Akrepi

Nuk duhet të lodheni shumë për të arritur atë që dëshironi. Punët apo bizneset tuaja do të thjeshtohen dhe do të arrini në qëllimin tuaj falë disa rrethanave që konsiderohen me fat.

 

Shigjetari

Dita e sotme do të nisë me këmbën e duhur. Megjithëse do të jeni të ngarkuar si nga ana sentimentale, ashtu edhe nga ana profesionale do të arrini të zgjidhni çdo gjë pa e vrarë shumë mendjen.

 

Bricjapi

Rëndësi të madhe duhet t’i kushtoni edhe njerëzve të familjes të cilët ndihen disi të lënë pas dore. Është momenti i duhur ku ju tu dhuroni atyre pak kohë nga dita juaj. Shëndeti i mirë.

 

Ujori

Do të keni mjetet tuaja me të cilat do të debatoni në disa situata dhe çështje që ju përkasin drejtpërdrejt. Diplomacia juaj do t’ju ndihmojë shumë në arritjen e interesave tuaja profesionale.

 

Peshqit

Bëni durim, në këtë moment mungojnë kushtet ideale për të hartuar një projekt që është i destinuar për të përmirësuar pozicionin tuaj. Ndërsa me partnerin gjithçka shkon shumë mirë.

June 11, 2019 00:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*