Horoskopi, 11 shkurt 2019

February 11, 2019 02:51

Horoskopi, 11 shkurt 2019

Dashi

Tashmë ndikimi i Marsit është i pakonsiderueshëm, prandaj sot do të ndjeheni më të lirshëm në veprimet tuaja. Në dashuri duket se po fryjnë erëra pasioni. Mirë shëndeti.

 

Demi

Në sajë të një Hëne në harmoni të plotë me yjet e tjerë, e veçanërisht me Afërditën sot do të jeni vërtet në një gjendje mjaft të mirë shpirtërore. Jeni shumë entuziastë por kujdes nga euforia.

 

Binjakët

Veprimi gjallërues i Merkurit dhe ai harmonioz i Afërditës do të kenë efektin e tyre edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. Kujdes, çdo ditë mund të jetë ajo  “e duhura” , prandaj duhet të jeni të gatshëm.

 

Gaforrja

Edhe për ju do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita së bashku me Merkurin ata që do të fashitin plotësisht agresivitetin e Marsit. Prakticiteti juaj do të bëjë që të zgjidhni më së miri situatat.

 

Luani

Duhet të keni kujdes sepse nervozoheni shumë shpejt e kjo ju sjell shumë dëm. Idetë e tuaja mund t’i bëni të ditura nëpërmjet arsyes, sepse vetëm kështu mund të bëheni të besueshëm përv të tjerët.

 

Virgjëresha

Nuk është e lehtë të që, pas shumë mundi e djerse të jeni të detyruar të rifilloni nga e para, por ja që për gabimet (tuaja) duhet të paguani vetë ju. Më shumë kujdes në raportet me partnerin.

 

Peshorja

Dita e sotme duket se do të jetë disi e turbullt e me oshilacione, për arsye se është Hëna është në një pozicion të paqëndrueshëm në shenjë. Ditë më e mirë edhe për raportet ndërpersonale.

 

Akrepi

Merkuri  në shenjë sot është pozitiv dhe do të bëjë që gjendja juaj shpirtërore të ndryshojë se me “magji”. Mbrëmje mjaft interesante me partnerin, ndërsa me shëndetin duhet të jeni më të kujdesshëm.

 

Shigjetari

Janë shumë yje që për ju do të jenë pozitivë, por mjafton vetëm Hëna “zevzeke” që t’ju komplikohen shumë gjërat në planin sentimental dhe në raportet ndërpersonale. Një diskutim mund të kthehet në debat.

 

Bricjapi

Me Hënën, Afërditën dhe Jupiterin në harmoni të plotë në shenjë edhe për të lindurit  e kësaj shenje  duket se do të jetë një ditë shumë pozitive. Kur keni më shumë se një zgjedhje, jeni në dilemë.

 

Ujori

Sot pritet një ditë shumë intensive për ju, që sot do të jeni në egidën e një Marsi pozitiv, por që duket se ju “elektrizon”. Mundohuni të mos ngatërroni punën me ndjenjat.

 

Peshqit

Dyshja Mars-Merkur është në anën tuaj dhe kur planeti i zjarrtë bashkohet me atë të intelektit dhe fantazisë, nuk ka se si të mos jeni të vrullshëm në punë dhe plot fantazi në krijueshmëri.

February 11, 2019 02:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*