Horoskopi, 11 tetor 2017

October 10, 2017 23:58

Horoskopi, 11 tetor 2017

Dashi

 

Pritet një ditë mjaft intensive dhe me gjithë yjet e mirë mni kokën tuaj nuk do të mungojnë stresset dhe lodhja. Mundohuni të jeni të durueshëm që dëgjoni më shumë partnerin.

 

Demi

Pritet të jetë një ditë shumë intensive dhe e lodhshme edhe për ju si në punë ashtu edhe në drejtim të raportve me të tjerët, që janë të tendosura, pasi do të keni kundërshtimin e Hënës.

 

Binjakët

Përsëri të lindurit e kësaj shenje duhet ta ndjejnë veten të sigurtë nën egidën e yllit të tyre Merkurit, që edhe sot do t’i asistojë në shumë aspekte. Jeni shumë dinamikë dhe pasionalë.

 

Gaforrja

Fusha më e përshtatshme për ju sot do të jetë ajo e punë, ku edhe do të keni mbështetjen e Jupityeri dhe Afërditës. Probleme të vogla shëndeti vijnë më shumë nga nga stressi i kësaj periudhe.

 

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën  ndikimin pozitiv të Merkurit, i cili do t’ju mbështesë fuqishëm në sektorin që keni më për zemër, atë të biznesit. Mirë edhe erosi.

 

Virgjeresha

Afërdita është një pozicion shumë të favorshëm në shejën tuaj, qëe do të thotë se nuk do të keni asnjë pengesë në çështjet e zemrës, madje, një njohje e re duket në horizont. Mirë edhe shëndeti.

 

Peshorja

Duke pasur parasysh orbitat e Marsit. Uranit dhe deri diku edhe të hënës, pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë për ju. Surprizat ju vijnë andej nga nuk jua merr mendja. Nga afër.

 

Akrepi

Një pjesë e parë e ditës disi e mërzitshme do të kalojë shumë shpejt, për t’ia lënë vendin një pjese të dytë shumë më aktive e me variacione. Hëna ju bën të magjishëm ën syte e partnerit.

 

Shigjetari.

Nuk mjafton të keni ide dhe të jeni shumë aktivë, nëse nuk do të dini t’i koordinoni cilësitë tuaja në këtë aspekt me zgjedhjet që bëni me njerëzit që ju duhen. Interesant erosi.

Bricjapi

 

Parashikohet një ditë në përgjithësi e qetë dhe pa shumë ndryshime nga ajo e mëparshmja. Vetëm se ju jeni më pak optimistë, dhe kjo sepse Afërdita ju sheh “shtrembër”.

 

Ujori

Parashikohet një ditë mjaft e mirë pë ju që i përkisni kësaj shenje, e cila do të jetë “plot” me yje të mirë. Zhvillime të reja në sektorin ku punoni, por edhe njohje të reja ju presin.

 

Peshqit

Marsi i “flakërues” në shenjë do të motivojë shumë nga ju që i përkisni asaj, por kujdes, sepse kjo mund të bëjë që të hidhni hapa të nxituara. Afërdita ju ndihmon në çështjet e zemrës.

October 10, 2017 23:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*