Horoskopi, 12 gusht 2020

August 12, 2020 01:34

Horoskopi, 12 gusht 2020

Dashi
Nuk mund të ketë asnjë pengesë që t’ju ndalë në rrugën tuaj, prandaj vazhdoni të ecni përpara pa e vrarë mendjen për ata që ju përgojojnë. Përpiquni t’ia hapni zemrën partnerit tuaj.

Demi
Sot pritet të jetë një periudhë shumë pozitive dhe e vrullshme në punë, dhe dita mund të shënojë fillimin e një periudhe shumë e mirë për ju, nga ndikimi i Hënës që ju bën edhe me praktikë.

Binjakët
Një situatë disi e tensionuar gjatë ditës mund t’ju bëjë shumë nervozë, prandaj kujdes sepse një gjendje e tillë do t’ju shoqërojë edhe në familje. Ndoshta duhet të dëgjoni këshillat e dikujt.

Gaforrja
Duhet të tregoheni më këmbëngulës për të arritur një objektiv, ndryshe rrezikoni t’ua lini iniciativën kundërshtarëve tuaj. Në planin sentimental, duket se gjërat shkojnë mirë.

Luani
Me periudhën e vapës është e natyrshme që të gjitha energjitë tuaja ti keni të orientuara në drejtim të pushimeve dhe zbavitjeve, por nuk duhet ta ktheni në një qëllim në vetvete. Erosi në rritje.

Virgjëresha
Dita e sotme për ju pritet të jetë kryesisht e bukur e plot shkëlqim falë Mërkurit në shenjë që sjell mundësi të reja dhe të favorshme për këtë kohë. Dashuria stimulohet nga Afërdita dhe Hëna.

Peshorja
Sot një Hënë aktive në shenjë Mund t’ju bëjë të ndjeni nostalgji për një të shkuar, e në momente të caktuara mund të kaploheni nga melankolia. Kontaktet me miqtë dhe të afërmit janë shumë pozitive.

Akrepi
Edhe ju që i përkisni kësaj shenje do të jeni shumë të impenjuar në aspektin profesional dhe kjo do t’ju bëjë akoma më kërkues ndaj vartësve tuaj. Afërdita stimulon ndjeshëm erosin.

Shigjetari
Sot duhet të bëni kujdes, pasi mund të gjendeni në situatat delikate në një sherr të mundshëm midis dy të njohurve tuaj. Do të zgjidhni një çështje praktike që ka krijuar tensione në raportin në çift.

Bricjapi
Jeni të prirur për të provuar eksperienca të reja, por tani nuk është momenti për t’u marrë me aventura të kësaj natyre. Dhe është e kuptueshme, kur ke një aventurë të zemrës përpara.

Ujori
Tashmë që Marsi ka hyrë shenjën tuaj natyrisht që ndjeheni më të gjallë e më aktivë për të vepruar. Raportet mjaft të mira me partnerin e bëjnë fushën sentimentale interesante.

Peshqit
Një qiell jo edhe aq pozitiv nuk keni se si të jeni të favorizuar, por duke qenë se jeni nga ata që nuk jepeni kollaj, do të arrini të ktheni situatat në favorin tuaj. Kujdes raportet ndërpersonale.

August 12, 2020 01:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim